BallinaRajoniKorriku tragjik për Kosovën, ja sa viktima nga COVID-19 u shënuan përgjatë...

Korriku tragjik për Kosovën, ja sa viktima nga COVID-19 u shënuan përgjatë një muaji

Padyshim që muaj korrik për Kosovën është tragjik për shkak të shifrave të larta të të vdekurve nga COVID-19. Mësohet se vetëm brenda këtij muaji kanë humbur jetën 173 persona.

Nga marsi e deri më 1 korrik 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ishin regjistruar gjithsej 54 raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me COVID-19, që ishin tashmë duke vuajtur edhe nga sëmundje të tjera.

Po ashtu, numri i të vdekurve ka arritur në total në 227 viktima. Teksa korriku nisi në Kosovë me vetëm 1 mijë e 293 raste aktive, po përfundon me 3 mijë e 525 raste aktive me COVID-19.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular