Aktori i humorit Visjan Ukcenaj i hyn seriozisht muzikës, fton në duet këngëtaren shqiptare

0

Disa javë më parë, aktori i humorit, Visjan Ukcenaj, publikoi këngën e tij të radhës me titull “Tjetër botë”, që u prit mjaft mirë.

Duket se Visjani i është futur seriozisht muzikës tani që sezoni televiziv është pushim, dhe show “Klanifornia: është mbyllur.

Ai ka lajmëruar diçka të re me anë të postimeve në “Instagram” dhe do të jetë një duet që nuk pritej. Aktori do të vijë në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare, Blerina Braka.

Ata kanë ndarë disa foto edhe nga xhirimet e klipit të ri, që do të hyjë në konkurrencë me disa klipe të tjera që po publikohen tashmë.

Me siguri, kjo këngë do të jetë ritmike, duke iu përshtatur edhe stinës së verës.

/Panoramaplus.al

     

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.