BallinaAktualitetE shtruar në spital me koronavirus, gruas i shpërthen bombola e oksigjenit,...

E shtruar në spital me koronavirus, gruas i shpërthen bombola e oksigjenit, pëson djegie në duar

Një rast i rëndë ka ndodhur në Klinikën e Pulmologjisë, ku një paciente e shtruar, e infektuar me koronavirus, i ka shpërthyer bombola e oksigjenit, duke pësuar djegie të duarve.

Ajo ka treguar për rastin duke thënë se ka lëndime nga djegia.

“Unë jam që 12 ditë e shtruar në klinikë dhe vazhdimisht kemi pasë porbleme me mungesë të oksigjenit për pacientët që nuk mundeni me i kry të gjitha shërbimet në dhomë, janë bombolat më të vogla me të cilat mund të dalësh jashtë dhomës për në banjo”, ka thënë ajo për RTK.

Ajo ka treguar se problemi ka ardhur pasi nuk kishte se kush t’i ndihmonte për nevojat personale.

F.Xh ka bërë një apel për institucionet që të rregullojnë problemin me oksigjen sepse sipas saj vazhdimisht ka probleme.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular