BallinaKryesorePika më e fortë e Lulzim Bashës

Pika më e fortë e Lulzim Bashës

Nga Red Varaku

Po kalohet pa u vënë re një nga ngjarjet më të mëdha në historinë shqiptare të pluralizmit. Për herë të parë një lider i opozitës po refuzon me vendosmëri çdo lloj përpjekje për një marrëveshje me kryetarin e qeverisë.

Marrëveshjen e pesë qershorit kryeministri e “grisi” pikërisht si reagim ndaj vendosmërisë së Lulzim Bashës për të mos u ulur në një tavolinë me të.

Aq u shpërfytyrua nga nevoja për një “marrëveshje “ me Lulzim Bashën sa u ul në tavolinë me numrin dy të PD , Gazment Bardhin. Duke njohur natyrën arrogante të Ramës, ky ishte një kapitullim dhe një “rënie në gjunjë” përballë kundërshtarit politik.

Në fakt, vendosmëria për të mos u ulur më një tavolinë me Edi Ramën për një marrëveshje për pushtetin e tij, në dëm të interesit të qytetarëve , është sot dhe pika më e fortë e Lulzim Bashës.

E vërteta është që pikërisht kjo e bën atë të ndryshëm nga Edi Rama, i cili në datën 1 Prill ,2013 me sytë e errur nga pushteti, i tmerruar nga dështimi, u ul në gjunjë dhe me gjakftohtësinë e një vrasësi nënshkroi marrëveshjen me armikun e tij më të madh, Ilir Metën, me gjakun e Ziverit, Hekuranit , Faikut dhe Aleksit.

Të ishte për një pazar në dëm të qytetarëve dhe në interes të pushtetit, z. Basha e kishte shumë të lehtë për ta bërë para zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe sot do të priste i qetë vitin 2021!

Në fakt, ajo që po i çmend përbindëshat e kënetës politike shqiptare, përfaqësuesit e establishmentit të korruptuar të këtyre 30 vjetëve është pikërisht qetësia dhe vendosmëria e Lulzim Bashës.

Përkundër të gjitha parashikimeve të ‘profetëve’ të establishmentit, z.Basha është shumë i qetë dhe as që e ka ndërmend të tërhiqet nga kushtet e vendosura.

Kjo i ka nxjerrë të gjithë djajtë nga shishja, ku rrinin mbyllur që prej 2013 dhe ç’ nuk po bëjnë e ç’nuk po sajojnë për një marrëveshje të re.

Ndryshe nga Rama i 2013-tës, lideri ‘i butë’ i Opozitës , po qëndron i palëkundur tek nevoja jetike që ka sot shoqëria shqiptare për ndryshim dhe jo tek nevoja për të ardhur në pushtet.

Ai nuk po kërkon thjesht një rrotacion mekanik nëpërmjet pazareve.

Ndryshe nga Rama i 2013-tës, ai e ka të qartë që një pazar tjetër ‘për të ndryshuar sistemin’ do të përfundojë në një gjest që do të ringjallë njerëzit më të diskretituar, të cilët do të jenë dera e hapur për çdo hajdut dhe të korruptuar , të cilët do ta tërheqin zvarrë pushtetin, ashtu siç hoqën zvarrë Edi Ramën.

Lulzim Basha, e ka të qartë që çdo rrotacion me këtë pazar, do të riciklojë të njëjtët njerëz dhe të njejtat kriza dhe Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë në tranzicionin e gjatë shqiptar duke shkërmoqur kështu edhe një herë ëndrrën e madhe të shqiptarëve për liri dhe demokraci.

Refuzimi i tij për një “marrëveshje “ me kryeministrin, edhe pse i ka krijuar goxha kosto, dëshmon vendosmërinë e tij të palëkundur për ta çuar deri në fund projektin e tij politik, krijimin e kushteve për të kaluar përgjegjësinë e drejtimit të vendit tek një brez i ri në politikë, ekonomi dhe shoqëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular