BallinaKryesore‘Testim dhe gjurmim’/ A mund të hapen shkollat në Shqipëri?

‘Testim dhe gjurmim’/ A mund të hapen shkollat në Shqipëri?

Teksa po afron nisja e shkollës, shqetësimi në mbarë botën është i madh për shkak të koronavirusit.

OKB flet për një katastrofë gjeneratash për shkak të mbylljes së shkollave dhe bën thirrje që hapja e tyre të jetë prioritet kryesor.

Një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, David Nabarro tha për BBC se ‘testimi dhe gjurmimi i kontakteve janë thelbësore për rikthimin në shkollë’.

Ai tha se Britania i ka mundësitë për të bërë diçka të tillë. Por BBC raporton se sistemi aktual i testimit dhe gjurmimit nuk është në gjendje që të parandalojë përhapjen e virusit pasi të rihapen shkollat.

Sipas BBC, ekspertët thonë se vetëm 50 përqind e kontakteve gjurmohen në Britani.

Po në Shqipëri, sa përqind e rasteve gjurmohen? Vendi ynë kryen shumë pak testime dhe për gjurmimin nuk dihet asgjë.

Sa i përket rikthimit në shkolla, ky është një diskutim që nuk bëhet fare nga qeveria, teksa ministrja e Arsimit ka ikur në drejtim të paditur.

Nëse fëmijët shqiptarë do vazhdojnë të mbeten pa mësim, ose do vazhdojnë me sistemin hibrid të mësimeve online, hendeku brenda vendit dhe me vendet e tjera do të thellohet akoma më shumë.

Kjo është drama që i druhet OKB. Kësaj duhet t’i druhemi edhe ne.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular