BallinaAktualitetDy vëllezër shqiptarë humbën jetë në një ditë nga ‘koronavirusi’, çfarë thonë...

Dy vëllezër shqiptarë humbën jetë në një ditë nga ‘koronavirusi’, çfarë thonë autoritetet shëndetësore

Dy vëllezër nga Peja kanë ndërruar jetë në të njëjtën ditë dhe lajmi është përhapur në mediat shqiptare pasi u raportua se ishin të infektuar me koronavirus.

Njëri 78 dhe tjetri 85-vjeçar nga fshati Novosellë i Pejës kanë vdekur gjatë natës pasi dyshohet se ishin të prekur me koronavirus, mirëpo autoritetet thonë të kundërtën.

Lajmi.net, ka kontaktuar me Drejtorin e Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci, i cili ka konfirmuar vdekjen e dy vëllezërve, por nuk ka asnjë konfirmim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike se ata kanë qenë të testuar e të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

“Po është e vërtetë që kanë vdekur dy vëllezër. Mirëpo nuk kanë qenë të testuar nga ana e institutit e as nuk janë të konfirmuar se kanë qenë me COVID-19. Ky është njoftimi zyrtar që kemi nga Instituti rajonal në Pejë”, ka treguar Loci. Numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 269 dhe sipas IKSHPK-së, të gjithë kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular