BallinaAktualitetZjarret në pyje përplasin Gjicin me kreun e PD Kukës/Rexhmati: Kalisi në...

Zjarret në pyje përplasin Gjicin me kreun e PD Kukës/Rexhmati: Kalisi në Dibër?! Fali o Zot se nuk dinë se ç’thonë!

Nga Arif Rexhmati

Kur ngaterron horizontin tend me kufijte e botes…

Te nderuar miq!
Sot disa banore te Njesise Administrative Kalis kerkuan ndihmen e institicioneve shteterore per te fikur zjarrin e rene ne nje zone pyjore te tyre!
Asnje ndihme, asnje zjarrfikes, asnje preokupim per pasurine e vetme qe u ka ngele pa zhvatur nga qeveritaret!
Por sikur te mos mjaftonte mungesa e nderhyrjes shteterore, i emeruari i qeverise qe per ironi te fatit e ka edhe origjinen e hershme nga Kalisi, deklaron se vatra e zjarrit eshte ne territorin e Dibres!!!
Fali o Zot se nuk dine se ç’thone!
Jane verbuar pas abuzimit me pushtetin deri ne ate pike sa nuk dine territoret qe duhet te administrojne!
O Zot, fali se jane aq te paditur sa perveç tenderave nuk njohin dhe nuk duan te ja dine per njerezit ne nevoje, as kur nuk kane buke, as kur nuk kane uje, as kur nuk kane rruge, as kur nuk kane spital, as kur u digjen pyjet !
O Zot , sa te paskrupullt jane sa jo vetem genjejne dhe vjedhin diten dhe naten , por edhe bertasin : kape hajdutin!
Dhe pastaj , i pazoti dhe i paafte per te zgjidh hallet e njerezve merret edhe me PD-ne, pasi ka frike nga humbja dhe pergjegjsia ligjore.

Gjykojeni se nga kush administrohet Kukesi miqte e mi, nje njeri qe nuk di kufijte administrative te Bashkise, qe rrethohet nga njerez te pafte dhe te pazote qe vetem te shajne dhe te ofendojne dine pasi nuk kane alternative dhe i ka zene frika e humbjes!

Per pak harrova te ja kujtoj atij te emeruarit te Rames!
Toponimi popullor ku ka rene zjarri eshte:
Brijat e Shullanit fshati Koder-Geshtenje Kalis!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular