BallinaAktualitet"Qeveria po dështon në menaxhimin e pandemisë", Gazment Koduzi: Spitali Covid 3...

“Qeveria po dështon në menaxhimin e pandemisë”, Gazment Koduzi: Spitali Covid 3 nuk është në shërbim të qytetarëve

Qeveria po dështon në menaxhimin e situatës së pandemisë. Spitali Covid 3 nuk është në shërbim të qytetarëve të cilët po sakrifikojnë nga paaftësia e qeverisjes së Edi Ramës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT KODUZI, NGA SPITALI COVID 3

Jemi tek Ish-Spitali kirurgjikal ku sipas z. Rama duhet të ishte Spitali Covid 3.

Ju e shikoni që nga jashtë dhe brenda nuk ka asnjë investim, sepse deri më sot nuk është shtruar apo nuk ka marrë kujdes spitalor asnjë pacient në këtë spital.

Spitali Covid 3 njësoj si Spitali Covid 4 janë pjesë e propagandës së Edi Ramës ku është i vetmi element që qeveria shqiptare ka shkëlqyer që ka qenë propaganda, por e cila ka dështuar në menaxhimin e situatës së Covid-it, ka dështuar në sigurinë e jetës së qytetarëve, ka dështuar në ofrimin e një shërbimi shëndetësor sa më të mirë, ka dështuar në ofrimin e opsioneve për të kryer testimin e shqiptarëve për të parë nëse janë të infektuar apo jo.

Qeveria shqiptare është pa strategji. E vetmja strategji që ka qeveria shqiptare është që t’ia hedhë fajin qytetarëve shqiptarë.

Por qytetarët shqiptarë nuk kanë faj, ata kanë sakrifikuar gjithë këtë periudhë, sakrifikuan 3 muaj në karantinë dhe qeveria shqiptare do të duhej që këtë sakrificë të shqiptarëve ta kishte përkthyer në investime.

Por duket se qeveria shqiptare e ka lëshuar situatën në rënie të lirë dhe fajtori në këtë rast nuk janë qytetarët por është Edi Rama për situatën në të cilën ndodhen shqiptarët.
[13:11, 06/08/2020] Silvi Bardhi: https://www.facebook.com/166424440075412/posts/3389416031109554/

Pesë muaj pas mbylljes nga pandemia, është fakt që paketat ekonomike të qeverisë rezultuan gjysmake, të pamenduara dhe pa asnjë efekt për të lehtësuar krizën për qytetarët dhe bizneset. Ndihma reale për ekonominë nga qeveria Rama nuk arriti as në 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto duke u renditur e fundit në rajon. Faktet sot tregojnë se është lëvruar vetëm 32% e fondit total të dy paketave të premtuara nga qeveria.

Shqiptarët janë sot më të varfër se kurrë këto 30 vitet e fundit,qindra biznese të vogla kanë mbyllur dyert, mijëra qytetarë kanë humbur vendet e punës,qindra studentë e kanë të pamundur të perballojnë jetën studentore. Këtë vit shumë familje do ta kenë të pamundur të çojnë femijët në universitete për shkak të pamundësisë ekonomike. Ndërsa qeveritë në mbarë botën po vazhdojnë mbështetjen ekonomike dhe sociale për bizneset, qytetarët e veçanërisht të rinjtë qeveria e Shqipërisë ofron vetëm video 3D dhe propagandë.

PD që në ditët e para të karantinës, duke vlerësuar situatën dhe pas konsultimeve me ekspertët më të mirë në vend i ofroi qeverisë propozime konkrete për të parandaluar thellimin e krizës ekonomike si dhe strategjinë e daljes nga karantina. Por qeveria Rama refuzoi t’i marrë në konsideratë propozimet tona duke i lënë shqiptarët dhe ekonominë e tyre në mëshirën e fatit. Sepse si në ditët e para të pandemise dhe sot kur situata si shëndetësore dhe ekonomike është tejet e rënduar qeveria Rama mendon vetëm për veten dhe klientët e saj oligarkë.

Partia Demokratike është angazhuar seriozisht me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj për t’i kthyer frymëmarrjen vendit, për ta sjellë ekonominë në shinat e zhvillimit dhe siguruar punësimin e shqiptarëve.
Punësimi mbetet prioriteti im kryesor dhe për ta garantuar këtë ne do të marrim vendimet dhe veprimet e nevojshme.

Lehtësimi i barrës fiskale, përgjysmimi i lejeve dhe liçencave dhe ulja e taksës së punës janë disa nga masat e para që do marrë qeveria jonë. Ne do të krijojmë kushtet ekonomike dhe sigurinë e nevojshme që investitorë të huaj me potenciale të mëdha punësimi të vijnë në Shqipëri.

Çlirimi i ekonomisë nga monopolet dhe oligarkët do t’i hapë rrugë tregjeve të lira, zhvillimit dhe punësimit të njerëzve.
Pavarësisht vështirësive që po kalojmë, këto kohë jam i bindur se së bashku do t’ia dalim të sjellim #ditëmëtëmira për Shqipërinë dhe shqiptarët përmes një qeverie normale që punon për qytetarët dhe jo për një grusht oligarkësh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular