BallinaKryesoreChampions, sfidë magjike në “Etihad”, luhet City-Real, Guardiola: Jam tifoz me Barçën....

Champions, sfidë magjike në “Etihad”, luhet City-Real, Guardiola: Jam tifoz me Barçën. Zidane: Do jetë një sfidë e madhe

UEFA Champions League vjen sot në mbrëmje me një sfidë fantastike, në “Etihad” luhet një finale e parakohshme, Man.City-Real Madrid. Fitorja në transfertë 1-2 i jep City një avantazh të madh por Pep Guardiola nuk dëshiron të kthej kokën pas, çdo sfidë në këtë fazë të Champions League është ndryshe, gjithçka mund të ndodhë:

Pep Guardiola 3 2048x1152

“Çdo situatë është ndryshe. Në këtë kompeticion paguan shtrenjtë çdo gabim. Jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë diçka më shumë për të kaluar turin. Reali një kundërshtarë i veçantë? Jam tifoz i Barcelonës, me Realin jam përballur shumë herë. Jam i përqendruar në atë që duhet të bëjmë, dua të dërgoj këtë ekip në turin tjetër”, u shpreh Guardiola në konferencë për shtyp. I vetëdijshëm se vijnë në këtë transfertë me një rezultat që nuk i favorizon por Zinedine Zidane dhe Reali i tij nuk kanë ndërmend të dorëzohen:

Zinedine Zidane Real Madrid La Liga Futbol 505959736 155930086 1706x960

“Skuadra është mirë, jemi përgatitur për këtë takim. Jemi të vetëdijshëm se jemi në dizavantazh por për ne është një tjetër finale dhe do të provojmë të bëjmë një ndeshje të madhe. Nuk e di se çfarë do të ndodh, por jam i sigurt se do të jetë një ndeshje e bukur me dy ekipeve shumë të mira. Bale? Preferova të mos e grumbulloj, pjesa tjetër është mes meje dhe tij”, theksoi Zidane në konferencën për shtyp.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular