BallinaAktualitet“Ju kaurët keni lekë, ne jo”! Vrau mikun e tij në Gjirokastër,...

“Ju kaurët keni lekë, ne jo”! Vrau mikun e tij në Gjirokastër, zbardhet dëshmia e autorit: Ç’ndodhi në makinë, më qëlloi me levë

Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Mihal Thimjon, i cili akuzohet se ka vrarë tre ditë më parë mikun e tij Gëzim Saraçin.

Mesohet se autori i krimit ka thënë para togave të zeza se gjithçka ka nisur nga një konflikt i çastit

“Saraci me mori në shtëpi në Dervician. Më tha eja me mua në Poliçan të më shoqërosh. Gjatë rrugës nisi me ofendime të tipit “ju kaurët keni më shumë lekë, ne nuk kemi etj”. Në Poliçan puna që priste nuk i doli dhe u mërzit. Nuk hëngrëm drekë, pimë diçka, ai vetëm një gotë verë dhe u larguam. Rrugës një gur na dëmtoi gomën. E rregulluam dhe levën që përdorëm e lamë mbi kroskot.

Ai nisi prapë nga të njëjtat muhabete. I fola disa herë “ç’i ke këto muhabete që më bën”, por nuk dëgjoi. Gjakrat u nxehën, ai më qëlloi me levë, unë u kundërpërgjigja dhe ika nga makina. Kur u largova nuk e dija që kishte vdekur. Lajmërova babain për ngjarjen. Ai erdhi dhe vendosi të lajmëronte policinë. Në momentin që policia më ndaloi, unë po shkoja të dorëzohesha në polici”, ka deklaruar 33-vjeçari, i cili akuzohet për vrasje me dashje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular