BallinaKronike100 plumba drejt hotelit në Tushemisht/Ja kush është 34-vjeçari që u arrestua...

100 plumba drejt hotelit në Tushemisht/Ja kush është 34-vjeçari që u arrestua sot nga Policia (FOTO)

Personi që shihni në foton më lart është Mariglen Topuzi, 34-vjeçari i cili u arrestua sot nga Policia, si një nga autorët e dyshuar për ngjarjen e djeshme në Tushemisht, ku u qëllua në drejtim të një hoteli.

Topuzi rezulton emër i njohur për uniformat blu, pasi ka qenë dënuar më parë për shkatërrim prone me armë zjarri.

Ndërkohë, policia bëri me dije se për ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë, I. B., 52 vjeç,  M. B., 34 vjeç, dhe B. S., 28 vjeç.

Ngjarja u regjistruar mëngjesin e djeshëm, ku dy persona me motor, kanë shkrepur 100 plumba kallashnikovi mbi makinat e parkuara dhe dy dhomave të hotelit, duke terrorizuar turistët që ishin aty dhe familjen e pronarit të hotelit.

Ndërkohë, vetëm një javë më parë, autorët e dyshuar ishin konfliktuar me djalin e pronarit të hotelit, ndërsa e kanë kanosur me armë zjarri përpara hotelit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular