BallinaAktualitetKoronavirusi/PD: Situatë katastrofike në Elbasan, mjekët janë infektuar masivisht

Koronavirusi/PD: Situatë katastrofike në Elbasan, mjekët janë infektuar masivisht

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se në Elbasan është një situatë katastrofike.

Boci thekson se shumë mjekë janë infektuar me Covid-19 në këtë qark, ndërsa shton se situata është totalisht në rënie të lirë.

Postimi i Luciano Bocit:

Situatë katastrofike e Covid-19 në Elbasan.

Pothuaj gjithë personeli i Njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, rezulton pozitiv.

Situata është lënë në rënie të lirë dhe totalisht jashtë kontrollit.

Asnjë karantinim, apo teste për rrethin e kontakteve të të prekurve.

Rreziku është permanent dhe neglizhenca qeveritare absolute.

Asnjë masë nga Ministria e Shëndetësisë për të pamundësuar përhapjen e virusit nga kjo strukturë e shëndetit parësor, kur dihet që kontaktet e tyre me publikun janë të shpeshta.

Rama e Manastirliu flasin nga kullat e… detit.

Vetëm një Zot e di se si do shmanget katastrofa shëndetësore që po troket, sepse qeveria pa zot ka marrë pushime të gjata.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular