BallinaLifestyleE mërzitur në karantinë, shkon të bëj thonjtë/Historia e kësaj gruaje kthehet...

E mërzitur në karantinë, shkon të bëj thonjtë/Historia e kësaj gruaje kthehet virale në ShBA

Një grua pasi zbuloi se ishte infektuar me koronavirus vendos të shkojë të bëjë thonjtë, por askush nga stafi i sallonit të bukurisë nuk e dinte. Rasti ka ndodhur në SHBA ku gruaja pasi është pyetur në kohën kur ka bërë rezervim nëse është e infektuar apo nëse e ka kaluar ajo ka gënjyer duke thënë se ishte shëruar. Estetistja e revoltuar ka bërë publike mesazhet me klienten e saj në Facebook. Emrin nuk ia zbulon por tregon se si ajo gënjeu.

26 vjeçarja e fshiu postimin pak më vonë por historia u bë shumë shpejt virale. Në mesazh gruaja e infektuar shkruante: Ndihem shumë keq që nuk tregova, por më duhej dëshpërimisht të bëja thonjtë. Kam dalë pozitive me virus dy ditë më parë kështu që ju lutem karantinohuni.

Estetistja Taylor zbuloi se ajo kishte gënjyer kur bëri rezervimin. Në mesazhin që i ka dërguar klientes ajo shkruan: Unë ju pyeta para se të vinit nëse ishit ekspozuar ndaj virusit dhe nëse e kishit kaluar. Klientja i përgjigjet duke fajësuar gjendjen e thonjve të saj: Thjesht isha e dëshpëruar, doja të dilja nga shtëpia, qëndrova në karantinë për dy ditë. Doja të bëja thonjtë nga dëshpërimi.

Pas publikimit të mesazheve, komentuesit kanë kritikuar klienten duke e quajtur të papërgjegjshme. Kishte dhe nga ata që shkruanin se ajo kishte për qëllim të përhapte virusin në mënyrë dashakeqe. Rasti me klienten është raportuar tek autoritetet shëndetësore amerikane./TiranaPost

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular