BallinaAktualitetFOTO/Dikur ishte një ujëvarë e mrekullueshme, sot është kthyer në këtë gjendje...

FOTO/Dikur ishte një ujëvarë e mrekullueshme, sot është kthyer në këtë gjendje për shkak të…

Një qytetar ka postuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet ujëvara e tharë plotësisht.

mirusha-696x414

Betim Sherifi thotë se ujin e ka ndalur vendosja e digës nga Komuna e Malishevës.

Por Komuna e Malishevës e ka mohuar këtë.

Gazeta “Reporteri.net”, ka kontaktuar me zyrtarin për informim në Komunën e Malishevës, Artan Paçarizin, i cili ka thënë se nuk është faji i digës pasi që rrjedhja e ujit është e njëjtë si mbi liqen ashtu edhe poshtë digës.

Sipas tij Ujëvara e Mirushës është tharë edhe herë të tjera dhe kjo ndodhë zakonisht si pasojë e mungesës së reshjeve.

Ujëvarat e Mirushës janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike.

Ujëvarat e Mirushës janë shpallur Park Regjional i Natyrës në vitin 1982/83 nga Komuna e Malishevës, me sipërfaqe prej 555.80.70 ha.

Ndërsa Qeveria e Republikë së Kosovës në vitin 2012 nxjerr vendim për shpalljen e Ujëvarave të Mirushës Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë me sipërfaqe te përgjithshme prej 598.4 ha.

tmp856532866190802945

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular