BallinaAktualitetVret fqinjin për famë në TikTok, gruaja e tij e filmonte

Vret fqinjin për famë në TikTok, gruaja e tij e filmonte

Në moshën 18 vjeçare, Zachary Latham, si shumë adoleshentë, e kaloi pjesën më të madhe të kohës duke kërkuar famë në internet në aplikacionin popullor për ndarjen e videove TikTok

Ndërsa shumica e videove të tij janë relativisht të paqarta, me adoleshentin që tregon makinën e tij dhe netët me miqtë, videot e tij më të shikuara (me miliona) janë një seri klipesh që dokumentuan mosmarrëveshjet e vazhdueshme me fqinjët e tij në New Jersey, Familjen Durham.

Në shikim të parë, klipet janë nga ato viralet e zënkave mes grave.

Në një TikTok të postuar nga Latham, një grua e moshuar e bardhë, Catherine Durham, ka thirrur policët duke denoncuar të riun.

Në klip, Latham mund të dëgjohet duke pyetur: “Çfarë do të bësh Karen?” të cilës gruaja i përgjigjet: “Ky nuk është emri im“.

Por videot marrin një kthesë kur Latham është afruar nga djali i Durham. Ai i kërkon 18-vjeçarit të dalë nga makina, por Latham refuzon, duke deklaruar: “Kam një thikë“, pasi shpërthen një grindje.

Vetëm dy javë më vonë, siç u kap në videot e fshira tani, një grindje midis 18-vjeçarit dhe familjes Durham u përshkallëzua.

Katerina dhe burri i saj William Durham arritën në shtëpinë e Latham për t’u përballur me të. Disa momente më vonë, William, 51 vjeç, u godit me thikë disa herë.

Historia e hidhur mes fqinjëve

Në një letër drejtuar prokurorisë, familja Durham shkruajti për marrëdhënien e tyre të tendosur me Latham, e cila filloi në vitin 2018 kur ai u transferua për herë të parë në lagje. Ata përshkruajnë një incident kur 16-vjeçari i atëhershëm po udhëtonte në mënyrë të pamatur dhe pasi u përball, i kërkoi falje familjes.

 

Situata vazhdoi deri në prill të këtij viti kur Latham filloi të dokumentojë takimet e tyre në TikTok.

Pas ndarjes së disa videove ku ai shihet duke diskutuar me familjen, Latham dyshohet se ka ndarë një video në TikTok vetëm një javë para vdekjes së William Durham, ku ai shihet duke mbajtur një armë dhe duke thënë: “Kjo është mënyra se si i trajtoni fqinjët”. Latham ka një grua, Sarën, e cila e ndihmon atë të filmojë. Videoja është hequr që nga aplikacioni.

“Nëse Latham kishte frikë për sigurinë e tij ose të Sarës, ata të dy do të tërhiqeshin brenda, do të thërrisnin policinë dhe do të qëndronin aty, por ata nuk e bënë këtë sepse qëllimi i tyre ishte të joshnin familjen Durham drejt shtëpisë së tyre, t’i sulmonin ata dhe ta regjistronin të gjithë ngjarjen për ta postuar TikTok. ”

Sipas Daily Dot, Latham mbetet i lirë deri në datën e tij të ardhshme gjyqësore, e cila është planifikuar të jetë në maj të vitit 2021. Ndërkohë, ai është akoma aktiv në TikTok.

Shumë nga komentuesit në TikTok i përmendin situatën nëpërmjet komenteve si: “Vrasësi po poston ende”, “A s’duhet të ishe në burg?”, “A ishte e frikshme kur e vrave?” etj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular