BallinaBotaTurqia dërgon anijen në zonën e diskutueshme me Greqinë, e shoqërojnë 4...

Turqia dërgon anijen në zonën e diskutueshme me Greqinë, e shoqërojnë 4 anije luftarake

Përshkallëzohen tensionit greko-turke për shkak të planeve të Turqisë për të kërkuar naftë dhe gaz natyror në rajonin e Mesdheut lindor, një veprim që Greqia e konsideron të paligjshëm.

Ministrja e Mbrojtjes turke deklaroi sot fillimin e misionit për kërkimet në Mesdheun lindor me anijen sizmografike turke Oruc Reis. Anija e shoqëruar  nga  katër anije luftarake turke, tashmë ka mbërritur në zonën e operimit bëri të ditur të hënën ministria Turke e Mbrojtjes. Në twitter u postuan foto të anijes dhe anijeve luftarake shoqëruese.

Nga autoritetet turke thuhet se anija Oruc Reis do të veprojë në zonë gjatë dy javëve të ardhshme.

Forcat e armatosura turke kanë ndërmarrë të gjithë masat e nevojshme sa i takon vendosmërisë për të mbrojtur të drejtat, interesat tona nën ligjin ndërkombëtar në zonën tonë detare” tha ministri i mbrojtjes turke në një deklaratë.

Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis kryesoi një takim të këshillit qeveritar për çështje të mbrojtjes  i cili shqyrtoi “mënyrat e reagimit ndaj provokimit turk”, tha zyra e kryeministrit konservator.

Nga ana e saj Ministria e Jashtme greke bëri një deklaratë të ashpër ku thuhet se Greqia nuk do të pranojë asnjë shantazh, do të mbrojë të drejtat e saj sovrane dhe i bën thirrje Turqisë t’u japë fund menjëherë veprimeve të saj të paligjshme që dëmtojnë paqen dhe sigurinë në rajon.

Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë tha se vendi ka kapacitetin dhe aftësinë për të shkatërruar aleancat e liga të formuara kundër saj në Detin Mesdhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vërejtjet e Ankarasë zyrtare erdhën si përgjigje ndaj deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë që i kërkonte Turqisë të përfundonte aktivitetet e saj në Mesdhe.

Dy vendet kanë mosmarrëveshje për shkak të pretendimeve territoriale mbi burimet e hidrokarbureve në rajon. Studimet sizmike janë pjesë e punës përgatitore për mundësinë e eksplorimit të hidrokarbureve, Turqia kishte pezulluar aktivitetet e saj të kërkimit sizmik në Mesdhe por Erdogan njoftoi per punen eksploruese pasi Egjipti dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje të enjten e kaluar për përcaktimin e një zone ekskluzive ekonomike midis dy vendeve në Mesdheun lindor të cilën Ankaraja e quan “marrëveshje të diskutueshme”. Turqia thotë se kjo marrëveshje shkel shelfin e saj kontinental dhe të drejtat detare.

Ndërkohë sot Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se Turqia është gjithmonë e gatshme të zgjidhë çështjen e Mesdheut Lindor përmes dialogut mbi baza të drejta, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne jemi gjithmonë këtu dhe të gatshëm për të zgjidhur konfliktet përmes dialogut mbi baza të drejta”, tha Erdoğan, pas takimit të kabinetit të mbajtur në Ankara.

Presidenti i Turqisë gjithashtu u bëri thirrje vendeve të Mesdheut të bashkëpunojnë në gjetjen e “një formule të pranueshme që mbron të drejtat e të gjithëve”.

“Në asnjë mënyrë Turqia nuk do të pajtohej me ndonjë iniciativë duke u përpjekur ta mbyllte vendin në brigjet e saj, duke injoruar territorin e gjerë turk”, tha Erdoğan.

“Turqia do të vazhdojë të zbatojë planet e saja në terren dhe diplomaci derisa një sens i përbashkët të mbizotërojë mbi çështjen (e Mesdheut Lindor)”, shtoi ai, citon agjencia anadoly

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular