BallinaKronikeKontrolle me radar në Tiranë, bllokohet ‘’Ferrari’’ me targa të një automjeti...

Kontrolle me radar në Tiranë, bllokohet ‘’Ferrari’’ me targa të një automjeti tjetër, ndëshkohen dhjetëra drejtuesë për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme

Policia ka kryer gjatë mbrëmjes së djeshme kontrolle me radar dhe dragera për të ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor dhe për të parandaluar aksidentet.

Një ‘’Ferrari’’ u evidentua teksa kryente manovra të rrezikshme në aksin Liqeni i Thatë- Astir. 46- vjeçari i cili e drejtonte u ndalua për manovra të rrezikshme si dhe mjeti u bllokua pasi u konstatua se targat e tij i përkisnin një tjetër automjeti.

Në Sauk- Astir dhe Tiranë- Durrës 18 drejtuesve mjetesh iu pezullua leja e drejtimit për shpejtësi mbi normat e lejuara nga 146 km/h deri në 159 km/h. Në Teg- Astir dhe përsëri në Tiranë- Durrës iu pezullua leja e drejtimit 28 drejtuesve po për shpejtësi mbi normat e lejuara kurse 7 drejtuesve për manovra të rrezikshme.

Edhe brenda në Tiranë janë ndëshkuar disa drejtues mjetesh, saktësisht 15 të tillë me pezullim leje drejtimi pasi ishin nën efektin e alkoolit.

STATUSI NGA POLICIA

Tiranë

Policia Rrugore 👮♂️🚔 në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve 🚑 dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë vijon kontrollet me Radar në akset dhe segmentet rrugore ku shpesh abuzohet me shpejtësinë e në disa raste bëjnë edhe gara shpejtësie.

Pavarësisht kontrolleve të shtuara nga Policia Rrugore👮♂️🚔 e kryeqytetit përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin në timon.

Gjatë 5 orëve të fundit në segmentin rrugor Sauk-Astir dhe rrugën interurbane Tiranë-Durrës -Tiranë, janë konstatuar nga radari 18 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionte nga 146 km/h- 159 km/h ✈️në rrugën interurbane Durrës – Tiranë🛣. Këtyre drejtuesve Policia Rrugore u pezulloi Lejen e Drejtimit.

Po gjatë oreve të fundit në unazën e madhe në segmentin Liqeni i Thatë-Astir, është evidentuar nga patrullat e Policisë Rrugore një 46 vjeçar që drejtonte një automjet luksoz “Ferrari” i cili kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

Pas ndjekjes nga patrullat e Policisë Rrugore është bërë e mundur kapja dhe bllokimi i automjetit. Nga verifikimi paraprak i dokumentacionit rezultoi se targat e mjetit luksoz i përkisnin një automjeti tjetër.

Gjithashtu në segmentin rrugor Teg -Astir dhe rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, u evidentuan dhe u ndëshkuan 28 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa masë plotësuese atë të pezullimit të lejes së drejtimit si dhe 7 drejtues mjetesh për manovra të rrezikshme në rrugë.

Kontrollet kanë vijuar edhe në rrugët e brendshme të kryeqytetit duke përdorur dragera, ku në këtë hark kohor janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

🚫Shpejtësisë dhe 🍺🚘 se të rrezikojnë jetën🚑

🙏Respekto rregullat e qarkullimit për të shkuar i sigurt në destinacion🏡

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular