BallinaAktualitetPolicia postbllok në dalje të qytetit të Bilishtit, nuk lejohen 5 autobusë...

Policia postbllok në dalje të qytetit të Bilishtit, nuk lejohen 5 autobusë dhe automjete për të shkuar në Kapshticë

Policia ka ngritur një postbllok në dalje të qytetit të Bilishtit në rrugën që të çon për në Pikën Kufitare të Kapshticës.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se rreth 5 autobusa dhe mjete personale nuk lejohen të shkojnë në Pikën Kufitare të Kapshticës për t’u larguar më pas për në Greqi.

Vetëm pak më parë u lirua radha në Pikën Kufitare të Kapshticës teksa të gjithë qytetarët që prisnin me ditë apo orë të tëra u lejuan të kalojnë falë marrëveshjes në mesditë mes Shqipërisë e Greqisë e cila është e vlefshme.

Mësohet se janë ndaluar rreth 200 persona në dalje të Bilishtit nga Policia ndërkohë në Kakavijë pavarësisht shtyrjes së orarit vijojnë ende radhët e gjata.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular