BallinaAktualitetUdhëtarët me autobusë të bllokuar prej 5-6 orësh në Bilisht: Dogana e...

Udhëtarët me autobusë të bllokuar prej 5-6 orësh në Bilisht: Dogana e Kapshticës është bosh, Policia s’na lë as si këmbësorë

Një protestë prej 200 udhëtarësh po zhvillohet në qytetin e Bilishtit, disa kilometra larg Kapshticës pasi 5 autobusa dhe tashmë edhe disa automjete janë bllokuar nga Policia.

Aksi është bllokuar nga Policia në mënyrë që udhëtarët mos shkojnë në Pikën Kufitare për të shkuar në Kapshticë.

Prej 5-6 orësh, udhëtarët ndodhen në Bilisht ku janë bllokuar nga postblloku  dhe nuk lejohen as më këmbë të shkojnë në doganë.

‘’Ne na bllokuan. Kam ardhur me autobusë, jemi 200 persona. Ka dhe makina të vogla. Unë humbas punën kështu. Postblloku është kundra ligjit, kundra rregullave. Nëse bllokohemi në doganë ndryshon fjala. Por këta shih. Çfarë bëhet, këta të shfrytëzojnë. Kjo bëhet loja. Bëhet që të vidhet për tamponin.’’- thotë një prej udhëtarëve.

Më tej një tjetër udhëtar thotë se iu premtua që pasi të kalonin qytetarët që ishin në radhë në Kapshticë, do të vijohej me ata që ishin bllokuar në Bilisht. Por kjo nuk ndodhi.

”Kemi 5-6 orë këtu në Bilisht. Jemi me autobusë. As si këmbësorë nuk na lejojnë që të shkojmë në doganë. Dogana është bosh aty, ne jemi këtu në Bilisht.”- tha udhetari.

Pas rifillimit të punës në Kapshticë, u paralajmërua se autobusat nuk do të lejoheshin të kalonin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular