BallinaAktualitetPas datës 20 gusht shqiptarët që hyjnë në këtë vend duhet të...

Pas datës 20 gusht shqiptarët që hyjnë në këtë vend duhet të bëjnë 10 ditë karantinë

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka rishikuar listën e karantinës kryesisht atë të vendeve me rrezik.Në këtë listë tashme Zvicra ka vendosur edhe Shqipërinë, e cila deri tani ishte i vetmi vend qe ishte jashte kesaj liste.

Po kështu në listën “e zezë” të Zvicrës  tashmë kanë hyrë edhe ishujt Balearik, Belgjika, Malta dhe India, të cilësuara ndërkohë si zona me një rrezik të rritur të infeksionit. Ndërkaq, Serbia dhe Singapori janë hequr nga lista, shkruan albinfo.ch.

Kushdo që hyn në Zvicër nga këto rajone duhet të karantinohet për dhjetë ditë. Ndryshimi do të hyjë në fuqi të enjten, 20 gusht 2020, ka njoftuar BAG të martën.

53 shtete dhe zona tani janë në listën e vendeve të rrezikut ndërsa më parë ishin 46, përcjell albinfo.ch.

Përveç destinacioneve të njohura të udhëtimit si SH.B.A, Meksika, Republika Dominikane dhe Afrika e Jugut, në këtë listë janë edhe disa vende të Evropës Lindore si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina. Spanja kontinentale është shtua në listë në 8 gusht. Ishujt Kanarie nuk figurojnë në të.

Lista e plotë e “Karantinës”

  • Shqipëria
  • Andorra
  • Argjentina
  • Armenia
  • Aruba
  • Bahamas
  • Bahrain
  • Belgjika
  • Belize
  • Palestina
  • Bolivia
  • Bosnja dhe Hercegovina
  • Brazili
  • Cabo Verde
  • Kili
  • Costa Rica
  • Republika Dominikane
  • Ekuadori
  • El Salvadori
  • Eswatini (Swasiland)
  • Ishujt Faroe
  • Gjibraltari
  • Guam
  • Guatemala
  • Honduras
  • India
  • Iraku
  • Izraeli
  • Kazakistani
  • Katari
  • Kirgisistani
  • Kolumbia
  • Kosova
  • Kuvajti
  • Luksemburgu
  • Maledivet
  • Malta
  • Mekika
  • Moldavia
  • Monaco
  • Mali i Zi
  • Namibia
  • Maqedonia e Veiut
  • Omani
  • Panama
  • Peruja
  • Rumaniea
  • Sint Maarten
  • Spanja inkl. Balearet (pa Kanaren)
  • Afrika e Jugut
  • Surinami
  • Ishujt Turks-  Caicos
  • SHBA (përfshirë Puerto Rico dhe US Virgin Islands)
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular