BallinaOP EDPse një filozofi zogiste me sistem Mbretëror?!

Pse një filozofi zogiste me sistem Mbretëror?!

Nga Shpetim Axhami
Kreu i PLL

Prej më shumë se një shekulli, që nga shpallja e pavarësisë, për të mos thënë që nga Lidhja e Prizerenit, kombi ynë ka kaluar nëpërmjet një rruge të gjatë e të mundimshme.
U perballë me Traktatin e Shen -Stefanit-Kongresin e Berlinit, Konferencën e Londrës, Konferencen e Parisit ku me sejcilën prej tyre lidhet respektivisht Lidhja e Prizerenit, Shpallja e Pavarësisë dhe Kongresi i Lushnjes.
Nga keti tre paralelizma, dihet se kongresi i Lushnjes,bashke me ata që e bënë atë, sipas filozofisë “Atdheu mbi të gjitha” bëri kthesën e madhe,ku Shqipëri filloj të bëhet shtet dhe gjithashtu u arrit të ruhen, prej Konferencës së Parisit, të paktën kufijtë e londinez edhe pse të cunguar nga Kongresi i Berlinit e Konferenca e Londrës.
Shqipëria u përball gjatë kësaj periudhe edhe me dy lufta botërore, ku perfundimisht, pas LDB , doli e cunguar dhe për fatin e saj të keq nën diktaturën komuniste.
Nga shpallja pavarësisë e deri sot kemi kaluar sisteme qeverisëse dhe sisteme politike të ndryshme, por tre periudha ngelen kryesore për ne.
Ajo e periudhes para LDB që fillon me shpalljen e pavarësisë dhe Kongresin e Lushnjes deri më 1944
Ajo e diktatures komuniste 1944-1991.
Dhe ajo e pluralizmit të pas viteve ‘90.

Periudha ku Shqiperia e sotme mund të marrë shembullin e mirë të saj, ku ajo ishte me stabilitet kombëtarë, mori zhvillim ekonomik sipas kohës, ku pati shtet ligjor institucional, rend e qetësi, të drejtë besimi dhe arsimimi, ngelet e para, ajo e viteve 1920-1939 ku figura kryesore prej politikani dhe kryetar shteti ishte ajo e Ahmet Zogut, i cili me filozofinë e Tij arriti të bëj fiset komb e kombin shtet.

Pse kërkohet filozofi zogiste sot?

Çeshtja kombëtare eshtë themeli i filozofisë zogiste, ku pa Kosovë dhe Çamëri nuk ka kuptim Kombi Shqipëtarë.
Nderkohë, në 1944 u shit Kosova për pushtet sllavo-komunist e duke vazhduar edhe sot me dorëzim pa kushte para çdo kancelarie të huaj.
Si në treg, me pa të drejtë e me tradhti, merren me deformim kufijsh tokësore dhe detarë, duke mos e vlerësuar asnjëherë siç duhet çeshtjen çame e të shqiptarëve kudo ku gjenden brend kufijve të shteteve fqinjë.
Eshtë e vërtetë se shtetet e ndryshme Euro-Atlantike kanë luajtur rol në konsoludimin e shtetit dhe të kombit shqiptarë, por herë pas here disa prej tyre kanë ndikuar negativisht për interesa te tyre në kurriz tonin.
Ndihma e dhënë nuk do të thotë, që ne të jemi të varur gjithmonë prej tyre dhe gjithçka që ndodh të presim se çfarë thonë ata, ambasadorët dhe zyrtarë politikanë të perendimit e për rrjedhojë çdo zgjidhje të vi prej tyre.
Kjo ndodh sepse, politikanët dhe qeveritarët tanë gëzojnë një pushtet me pa të drejtë për nga aftësia dhe mënyra e zotëtimit të tij, prandaj edhe vetpozicionin e tyre e shikojnē me dyshim e pasiguri.
Gjithashtu këto qeveritarë dhe politikanē janë të zhytur në dosje korruptive dhe shpëtimin e shikojnë tek nënshtrimi dhe servilizmi para kujtdo, duke shitur edhe interesat kombetare për të shpetuar lekurën e vet.
Kjo bën që shqipëria të ngelet e varur në çdo drejtim politik, ekonomik, doplomatik e institucional, duke gëzuar thjeshtë një pavarësi teritoriale sipas kufijve të gabuar londinez.
Sipas nesh sot kërkohet dinjitet i brendshëm dhe i jashtëm para kujtdo dhe me çdokënd, me marrëveshje të shëndosha reciproriteti duke vënë interesin kombëtarë mbi gjithçka dhe kjo arrihet vetëm me forcimin e shtetit tonë ligjor.

Filozofia zogiste, në thelb ka shtetin e së drejtës ligjore, kjo e parë tek kodi civil, penal e tregtarë, që funksiononte në ato vite kur fitonte drejtësia dhe jo individi,
ku korrupsioni në sistemin e drejtësisē dënohej maksimalisht.
Për një sistem drejtësie kanë vuajtur dhe po vuajnë sot shqiptarët, prandaj kerkohet një sistem drejtësie i pavarur politikisht dhe me aktorë të këtij sistemi të pregatitur, të vlerësuar nga shteti e të pa korruptuar.
Pa një sistem drejtësie të rregullt, nuk do funksionoj si duhet asnjë tjetër sistem brenda shtetit, dmth kurrë nuk do të kemi shtet ligjor në tërësinë e vet.

Sipas filozofisë zogiste, shteti i fortë bëhet nëpërmjet një administrates profesionale dhe jo nepotike e politike edhe kjo e vertetuar më së miri në vitet ‘20 dhe ‘30.
Kjo kërkohet edhe sot për një shërbim dhe punë cilësore..
Dje, nē monizëm, kishe administratë me kuadro me shkollē partie, sot, në pluralizëm, me njerëz të emëruar nga partia dhe nga krushqia.
Kërkohet shkundje në administratën shtetërore në gjithë hierarkinë vertikale dhe në gjithë shtrirjen horizontale.
Puna të gjejë njeriun dhe jo njeriu punën.

Arsimimi ngelet shtylla e të bërit komb, sipas filozofisë tonë zogiste, për këtë, në kohë, në vitet ‘20- ‘30 në universitetetet me prestigjioze u derguan për shkollim nxenësit shqiptarë duke bër të mundur pregatitjen e kuadrove të aftë për të i shërbyer atdheut dhe kombit.
Rritja e cilësisë në arsim duhet të jetē qëllim në vetvete i kujtdo.
Kjo do të arrihet me reforma specifike, vlerësim të mësuesve në pagë e kualidikim si dhe me motivimin e nxenësve të mirë që do ndjekin degët mësuesi

E drejta e pronës, e besimit fetar dhe çdo e drejtë tjeter civile e qytetare, qendron në thelbin e filozofisë tonë zogiste, këto të drejta u përdhosën në diktaturën komuniste dhe u deformuan për të mos u arritur kurre në këtë lloj pluralizmi si sot.
Prona duhet të ju kthehet pronarëve të ligjshem duke ndryshuar ligjin 7501.
Pa kthimin e pronës tek pronari i vertetë nuk do kemi asnjëherë investime serioze tek ne.

Treg i lire dhe konkurencë e pastër, e barabartë dhe jo me stimulim monopolesh klienteliste, kjo duhet të jetë baza e nje ekonomie tregu sipas filozofise tone programore.
Sistem bankar dhe para e fortë, ky eshtë shembulli i një shteti dinjitos e me ekonomi të qëndrueshme sipas asaj që sot kërkojmë ne , e jo borxh publik galopant, kredi me perqindje të larta, pastrim parash dhe banka të nivelit të dyte të ngritura me para pushtetarësh të korruptuar.
Pa një sistem bankar të fortë nuk mund të kesh parametra të shëndosha makroekonomik.

Besimi liria e shprehjes dhe e shtypit akoma censurohen, pa këto liri fshihet e verteta dhe ska demokraci.
Kësaj duhet të i jepet fund.

Filozifi zogiste është për rend e qetësi.
Nëse nuk je i qetë në familjen dhe habitatin tënd nuk mendon dhe jeton kurrë i lirë por me stres dhe ankth.
Vrasje dje nga shteti e sot nga krimi që nuk luftohet por stimulohet po prej shtetit.
Filozofia zogiste e percjelle sot prej nesh kerkon xhandarmari shteterore me kuadro të pregatitur për kthimin e rendit dhe qetësisë.

Civilizimi modern i shoqërisë kundrejt një familje model ishte dhe ngelet filozofia zogiste dhe jo shkatrrimi i saj siç ndodhi në diktaturë dhe ç’orientimi që po i bëhet asaj sot në pluralizëm.
Dënim maksimal, i atyre që stimulojnë, merren dhe perhapin fenomene negative drogë, prostitucion, amoralitet dhe shfaqje jo dinjitoze për një shoqëri si kjo e jona dhe që bien ndesh me karakterin e familjes shqiptare.
Nëse do të funksionoj shteti ligjor me institucione demokratike të pavarura sipas kësaj filozofie, atëherë do të jetë i sigurtë zhvillimi ekonomik dhe kthimi i shpresës për këdo.
Filozofia zogiste është e vertetuar se eshtë ajo që i duhet më së miri Shqipërisë dhe shqiptarëve per të bërë të mundur zhvillimin dhe antarësimin tonë për në BE si një shtet pro perendimor dhe mik trdicional me Amerikën.

Pse Mbretëri kushtetuese?

Pas viteve ‘20 Shqipëria deri në 1924 nuk pati stabilitet politik e ekonomik.
Në vitet 1925 deri më 1928 ishte republike.
Me 1 Shtator 1928 ajo u shpall ligjërisht Mbretëri Kushtetuese Parlamentare e Treshigueshme dhe Ahmet Zogu u shpal Mbret i shqiptarëve ZOG I.
Ahmet Zogu pas viteve ‘20 ishte Kryeministër i vendit, President dhe Mbret.
Pas LDB,Shqiperia republikë parlamentare
Êlshtë e ditur dhe e vertetuar, se mëshirimi i filozofisë zogiste, me të gjitha ato që thamë më lart, u bë i mundshëm, ishte më i lehtë, më i arrishem dhe më produktiv për qytetarët vetëm në një sistem qeverisje si ai i pas vitit 1928 Monarki parlamentare.
Vetë mënyra e organizimit të shtetit me një sistem qeverisës Mbretëri Kushtetuese, bēn të mundur funksionimin si duhet të çdo instituvmcioni në të mirë të qytetarëve dhe hermetizon dukshem çdo tendencë abuzive me pushtetin.
Ku lloj sistemi i provuar prej të pakten nga Lidhja e Prizerenit ka qenë sistemi i vetëm që ka sjellë zhvillimin dhe qetësi tek ne.
Me një sistem qeverisës mbretëror, gjykatat, parlamenti e çdo institucion tjeter, do të jenë shumë më teper produktiv me një drejtësi dhe me ligje të miratuar vetëm në të mirën e qytetarëve.
Në shumë vende të Europës, po dhe botës, vendet me një sistem qeverisës monarkist, janë ato ndër vendet më të zhvilluara sot ekonomikisht e me një stabilitet për tu marrë shembull.

Janë këto pak prej shumë arsyeve, pse Partia Levizja e Legalitetit ka në thelbin programor të saj filozofinë zogiste e zbatuar kjo më së miri në një komb të bashkuar nën kurorën mbretërore.
Janë këto disa prej shumë arsyeve të tjera, pse një qytetarë shqipëtarë me të drejtën e vet sublime per të përzgjedhë alternativa, të zgjedhe alternativën e Partisë Levizja e Legalitetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular