BallinaKryesoreQeveria e re në Maqedoninë e Veriut, ja si do të ndahen...

Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, ja si do të ndahen ministritë dhe kush do i drejtojë

Pas marrëveshjes tashmë LSDM dhe BDI po mendojnë si do të ndajnë postet e larta pas kryeministrit.

 

Mediat maqedonase shkruajnë se LSDM do të ketë ministrinë e Shëndetësisë, të Brendshmën, të Drejtësisë, të Mbrojtjes, të Bujqësisë, të Pushtetit Lokal, të Punë dhe Politikës Sociale si dhe zv/kryeministrinë për çështet europiane.

Përflitet se ministra do të jenë Venko Filipçe; Oliver Spasovski, Milla Carovska, Radmilla Shekerinska, Nikolla Dimitrov;, Lupço Nikollovski; kreu i Partisë liberal-demokrate, Goran Milevski dhe sekretari i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha.

Ndërkohë BDI do të marrë zv.kryeministrin që do të jetë dhe ministër për sistemin politik, ministrinë e Financave, të Ekonomisë, të Jashtmen, Shoqërisë Informatike dhe Administratës si dhe të Ambientit Jetësor.

Deri më tani dihet se kryeparlamentar do të jetë sërish Talat Xhaferi kurse ministra me shumë mundësi do të jenë Artan Grubit, Bujar Osmanit, Fatmir Besimit; Kreshnik Bekteshit dhe Naser Nuredini.

Sa i përket kryeministrit, Zaev do të jetë për 4 vite kurse në 100 ditët e fundit të mandatit do të jetë një shqiptar nga BDI.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular