BallinaAktualitetVendimi i Këshillit Bashkiak/Nëse të leh qeni në Gjirokastër, dënohesh me....

Vendimi i Këshillit Bashkiak/Nëse të leh qeni në Gjirokastër, dënohesh me….

Nëse do t’ju lehë qeni brenda shtëpisë dhe shqetëson fqinjët  në Gjirokastër do të gjobiteni me 1000 deri një 10.000 lekë. Ky vendim i rrallë është marrë nga Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës, teksa ka mbërritur si shqetësim nga banorët e këtij qyteti. Në vendim thuhet se mbajtja e kafshëve në shtëpi është një akt luksi.

‘Persona të cilët mbajnë kafshë/shpendë shtëpiakë, të shoqërimit apo të luksit, në banesa individuale apo në bashkëpronësi në zona të industrializuara, janë të detyruar të mos lejojnë që ato të kryejnë ndotje dhe të shkaktojnë zhurma, duke u bërë shqetësim për pjesëtarët e tjerë të komunitetit, duke cenuar gëzimin e qetë të pronës së tyre’, thuhet në vendim.

Ky veprim që mund të bëjë kafsha shtëpiake, do të quhet sipas vendimit neni 14 ii tij një kundërvajtje administrative ‘nga pronarët/kujdestarët, në fushën e zbatimit të normave detyruese të sjelljes së kafshëve/shpendëve, në njësitë individuale të banimit, ambientet në bashkëpronësi dhe hapësirat publike.’

Në vendimin e Këshillit Bashkiak po ashtu thuhet se duhet të ‘sigurojmë që në ambientet e përbashkëta në bashkëpronësi dhe hapësirat publike, kafshët, shpendët e tyre të mos paraqesin rrezik.

Të vendosin maskat mbrojtëse për qentë e racave të rrezikshme. Të shmangin ndotjen e ambienteve të përbashkëta në bashkëpronësi dhe hapësirave publike nga kafshët dhe shpendët e tyre. Të vaksinojnë dhe kontrollojnë pranë mjekut të Klinikës veterinare kafshët dhe shpend.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular