BallinaKryesoreVIDEO/Kryevepër e Tiranës, kualifikohet në Champions dhe sfidon serbët e Crvena Zvezdës...

VIDEO/Kryevepër e Tiranës, kualifikohet në Champions dhe sfidon serbët e Crvena Zvezdës në turin tjetër

Kryevepër e Tiranës në mes të Gjeorgjisë! Bardheblutë kanë mposhtur Dinamon e Tbilisit, në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, duke siguruar një kualifikim të artë në turnin tjetër.

Golat e Torasës dhe Ismajlgecit, i dhuruan triumfin e artë kampionëve të Shqipërisë, të cilët do të presin në ndeshjen e ardhshme në Champions, serbët e Crvena Zvezdës në “Air Albania”.

FT: DINAMO TBILIS – TIRANA 0-2

Torasa 45+4′, Ismajlgeci 85′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon gjithçka! 

90+3′ Najdovski shpëton një gol të sigurt duke ndalun një top që po shkonte drejt rrjetës në mënyrë mjeshtërore!

90′ Akordohen 8 minuta shtesë!

86′ Zëvendësim te Tirana, largohet Muçi në vend të tij Avdiaj.

85′ GOOOOOL TIRANA 0-2/ Mbrojtësi Ismajlgeci dyfishon rezultatin, duke hipotekuar kualifikimin! Pas një tentative të Muçit, topi nuk kontrollohet siç duhet nga portieri, ndjek aksionin aty mjaft bukur Ismajgeci që shtyn sferën drejt rrjetës nga shumë pranë vijës fatale! 

82′ Tirana forcon ndjeshëm mbrojtjen. Largohet Torasa, vendin e tij e zë Gentian Muça.

78′ Dinamo Tbilis realizon golin e barazimit, por anulohet për pozicion të parregullt. I drejtë vendimi i asistentit!

73′ Rrezikojnë gjeorgjianët me brazilianin Pernanbuku, pas një harkimi nga e majta, topi grushtohet nga portieri Lika, shkon te futbollisti Pernanbuku, i cili gjuan me kokë, por pa probleme për gardianin bardheblu.

71′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kale, vendin e tij e zë Ardit Toli, që bën debutimin me bardheblutë!

66′ Muçi dhuron spektakël dhe jep një top mjaft të bukur për Kobina, që provon të depërtojë drejt zonës, por rrëshket në momentin e fundit.

65′ Gabime të shumta në pasime nga ana e futbollistëve të Dinamo Tbilis. Gjë kjo që i shkon për shtat Tiranës.

60′ Minuta pozitive për Tiranën që tenton të surprizojë me kundërsulme të shpejt, për të realizuar golin e dytë!

54′ Tirana fiton goditjen e parë nga këndi në këtë ndeshje, pas tentativës së Muçit.

50′ Gjeorgjianët e nisin pjesën e dytë në sulm, në kërkim të golit të barazimit. Tirana mbron me shumë forca, duke mos lejuar hapësira.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45+4′ GOOOOOO TIRANA 0-1/ Zhbllokohet sfida! Torasa gjen rrugën e rrjetës! Në festë bardheblutë! Pas një harkimi nga e djathta dhe një ping pongu në zonën e skuadrës gjeorgjiane, ka përfituar futbollisti argjentinas, i cili ka përshëndetur rrjetën! Një aksion në dukje pa pretendime, por që finalizohet me gol! 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Torasa ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

40′ Drithërima në portën e gjeorgjianëve. Batha provon me një gjuajtje spektakolare nga goditja e dënimit. Topi shkon ngjitur me shtyllën.

38′ Kapiteni i Dinamo Tbilis, Papava, ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kale. Goditje dënimi në pozicion të favorshëm për ekipin shqiptar.

35′ Pranë golit Dinamo e Tbilisit. Pas një harkimi nga këndi, mbrojtësi kongolez, Amousu, gjuan bukur me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën e portës së Likës.

27′ Vazhdojnë sulmet e vazhdueshme të gjeorgjianëve në zonën e skuadrës shqiptare, por mungojnë goditjet drejt kuadratit. Të vendosur mirë mbrojtësit bardheblu.

23′ Lokozhvili ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Torasës.

16′ Dinamo Tbilis fiton goditjen e parë nga këndi, por kalon pa rrezik në portën e Likës.

13′ Tjetër moment i sikletshëm në zonën e Tiranës, pas një harkimi nga goditja e dënimit, por asistenti sinjalizon pozicion jashtë loje, duke qetësur kështu bardheblutë.

10′ Aksion mjaft i mirë për Tiranën, Kale pason për Kobina, por ky i fundit godet keq, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

8′ Goditje dënimi për Tiranën nga krahu i djathtë, Kobina provon me një goditje të befasishme në portë, por kontrollon gjithçka portieri gjeorgjian.

5′ Minuta të mira për vendasit, që kanë kontrollin e lojës, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Tiranës.

3′ Shpëton për mrekulli porta e Tiranës, pas një gabimi të Ilion Likës brenda zonës. Gardiani bardheblu për pak sa nuk iu dhuron një gol gjeorgjianëve.

1′ Ka startuar sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

DINAMO TBILIS: Kvaskvadze, Iashvili, Amousu, Koburi, Lokashvili, Kardava, Papav, Shulaia, Penambuko, Bugridze, Kapanadze.

TIRANA: Lika, Tosevski, Vangjeli, Najdovski, Ismailgeci, Batha, Celhaka, Kobina, Torasa, Kale, Muçi.

Tosevski

PANORAMASPORT.AL

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular