BallinaOP EDArroganca (seu injoranca) në piedestal !

Arroganca (seu injoranca) në piedestal !

Nga Ilir Allkja

Para 2 vjetësh tek po pinim kafe në një konferencë mjekësore, dy miq të mij, mjekë të nderuar po flitnin me respekt për një mjek që ishte kthyer nga jashtë të drejtonte një nga drejtoritë e ministrisë së shëndetësisë.

Unë ju shpreha rezervat e mija, nisur nga përvoja personale më këtë tip, por edhe sepse më dukej me prapavijë të pasinqertë “sakrifica” që dikush të lërë një pagë prej mbi 30 mijë euro në vit , jashte shtetit për nje pagë rreth 600 euro/muaj në Shqipëri.

Pas kaq kohësh, pasi kanë parë e dëgjuar vrerin e tij hedhur publikisht mbi mjekë që kanë qenë kritikë ndaj tij, pasi janë lodhur me broçkullat e tij prej gjithollogu nëpër media, që nuk i shkojnë aspak një profesionisti, një mjeku, pikërisht këta dy mjekë mbrëmë u shprehën se kisha patur të drejtë!

Sot ka infermierë rrugëve pa punë, pasojë e hakmarrjes primitive të këtij drejtori, vetëm sepse denoncuan keqmenaxhimin e këtij zotërie !

Personalisht unë e falendëroj këtë zotëri që u pozicionua publikisht kundër meje, që më linçoi, që shpifi, si dhe që më kërcënoi publikisht duke përdorur pushtetin e drejtorit.

Gjithçka vetëm sepse guxova të kritikoj disa herë privatisht, e më pas publikisht punën e tij.

Koncepti evropian i të qenit drejtor, (prej nga mbahet se vjen zotëria) nuk eshte se ky eshte më i mençuri por sepse është i aftë ti dëgjojë vartësit, të organizojë punën e të mos cënojë punëmarrësit, përkundrazi ti motivojë!
( por ky zotëri nuk di ku është cëlësi e jo më manuali )

Ky zotëri, (se s’mund ta quaj mjek) bën gjithollogun nëpër ekrane, duke zhgënjyer të gjithë ata që e njihnin pak, e duke neveritur të gjithë ata që nuk e njihnin deri dje!

Ky zotëri e quan respekt frikën e servilizimin që ka mbjellë rrotull vetes, e quan vlerë arrogancën që e karakterizon në marrëdhëniet me vartësit, ndërsa virtyti i tij është gjunjëzimi e lëpirja karshi eprorëve!

Unë ndjehem i lehtêsuar që ky zotëri nuk ja kursen as elozhet e as masturbimet publike vetvetes dhe shumë mirë bën, ai i meritoni të gjitha !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular