BallinaUncategorizedNdërhyrja e Ramës për të negociuar në Bjellorusi, gazetari i BILD: E...

Ndërhyrja e Ramës për të negociuar në Bjellorusi, gazetari i BILD: E Pabesueshme

Pasi u bë me dije se Edi Rama mund të negociojë krizën politike në Bjellorusi si kryesues i OSBE-së, ku ndër të tjera mund të jetë në tryezë edhe me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko, ka reaguar gazetari i BILD, Peter Tiede, që shkroi një vit me parë për vjedhjen e votave në vendin tone nga qeveria.

Përmes një reagimi në “Facebook”, gazetari që lëshoi alarmin për vjedhjen e votave në Shqipëri në vitin 2017, shkruan se është totalisht e pabesueshme që Edi Rama dëshiron të negociojë në krizën bjelloruse, ku përballë të ketë Lukashenkon.

“Pa shaka: Edi Rama tentoi të nisë negociata me Lukashenkom dje. Për OSBE-në. E pabesueshme”, shkruan gazetari.

Peter Tiede ishte gazetari që nxori në BILD përgjimet e dosjeve 184 dhe 339 për manipulimin dhe vjedhjen e votave në Durrës e Dibër. Ai u padit nga kryeministri Rama në një Gjykatë në Gjermani.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular