BallinaAktualitetU nisën me avion drejt Britanisë/Arrestohen me dokumenta false 3 të rinj...

U nisën me avion drejt Britanisë/Arrestohen me dokumenta false 3 të rinj shqiptarë

Janë arrestuar nga agjentët e policisë spanjolle në aeroportin e Ibizas tre të rinj me origjinë shqiptare, përkatësisht 22, 25 dhe 30 vjeç.

Arrestimet e tyre ndodhën pasditen e 19 gushtit, kur tre të rinjtë u përpoqën të merrnin një fluturim për në Mbretërinë e Bashkuar, nga Aeroporti i Ibizas.

Ata u zbuluan në kontrollin e daljes kufitare me dokumentacion të rremë me anë të të cilave ata u përpoqën të kalojnë si shtetas italianë.

Pas intervistimeve, kontrolleve dhe punës së duhur hetimore, u konfirmua falsiteti i kartave të identitetit italian që ata paraqitën.

Në të njëjtën mënyrë, u zbulua se ata kishin hyrë në Bashkimin Evropian përmes kufirit hungarez me qëllimin për të arritur në Londër, duke fshehur pasaportat e tyre të vërteta shqiptare.

Për të gjitha këto arsye, tre autorët e dyshuar u arrestuan për falsifikim të dokumenteve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular