BallinaKryesoreFrikë nga përplasjet e mundshme, Crvena Zvezda kërkon të vijë në Tiranë...

Frikë nga përplasjet e mundshme, Crvena Zvezda kërkon të vijë në Tiranë me policë serb

Serbët frikësohen për sigurinë e tyre në Tiranë. Nga ajo që bëhet me dije në mediat serbe, raportohet se drejtuesit e Crvena Zvezdës kanë kërkuar që për vizitën e tyre në Tiranë të ketë edhe prani të forcave policore serbe. Këtë e ka njoftuar “Belgrade Sports Journal”.

Frika për vizitën në Shqipëri ka bërë që ata të kërkojnë mbrojtje dhe siguri vetjake në vizitën që do të kenë të hënën, një ditë para ndeshjes zyrtare kundër Tiranës të vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Diçka e ngjashme ka ndodhur edhe me përfaqësuesen serbe kur erdhi në vendin tonë. Megjithatë, asokohe, mund të ishte ndoshta e justifikuar frika e serbëve, pasi vetë ata në Beograd bënë skena të tmerrshme racizmi dhe dhune kundrejt shqiptarëve.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular