Kanë përfunduar 45 minutat e para të finales së madhe të Championsit ndërmjet PSG-së dhe Bayern Munchen.
Një ndeshje e çmendur me shumë raste të arta për shënim por në fund skuadrat e mbyllën në paqe fraksionin e parë të lojës.
Vlen të theksojmë që në minutën e 17’ ishte Neymar i cili kishte rastin e artë për të realizuar por gabon i vetëm përballë Neuer. Portieri gjerman bëri heroin duke shpëtuar skuadrën gjermane.
E menjëhershëm ishte kundërpërgjigja e Bayernit e cila në minutën e 22’ prek shtyllën me Robert Lewandowskin. Polaku kontrolloi bukur topin por ishte i pafat pasi gjuajtja e tij iu ndal nga shtylla.
Deri në minutat e fundit të dy skuadrat kanë sulmuar por pa konkretizuar golin. Në limitin e kohës së rregullt ishte Coman i cili pretendoi për penallti, por gjyqtari pas konsultës me VAR-in nuk akordoi 11-metërsh.