BallinaKronikeQëllohet me armë 18 vjeçari në Vlorë. Policia sqaron çfarë ndodhi gjatë...

Qëllohet me armë 18 vjeçari në Vlorë. Policia sqaron çfarë ndodhi gjatë natës. Identifikohet autori…

Një 18 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri natën e shkuar në fshatin  Fushë Mavrovë të Vlorës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.

Autori i dyshuar i ngjarjes është një 36 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia.

Adoleshenti është në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi:

Plagosi me armë zjarri 1 shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Më datë 23.08.2020, rreth  orës 00:45, në një rrugë të fshatit Fushë Mavrovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Q. M (L), 36 vjeç, banues në fshatin Kotë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. R., 18 vjeç, banues në fshatin Fushë Mavrovë, cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ana e Policisë Vlorë, po punohet intensivisht për gjetjen dhe kapjen e shtetasit Q. M(L) si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular