BallinaKryesoreFaza e dytë e përzgjedhjes në PD, zbardhet e-maili për kandidatët për...

Faza e dytë e përzgjedhjes në PD, zbardhet e-maili për kandidatët për deputetë

Komisioni i Vlerësimit, i ngritur në Partinë Demokratike për vlerësimin e propozimeve të anëtarësisë së PD-së për deputetë dhe kryetarë bashkie, është drejt përfundimit të fazës së parë të përzgjedhjes së kandidatëve.

Burime nga Komisioni konfirmojnë për gazetën “Panorama” se qarku i fundit që po shqyrtohet është ai që ka edhe më shumë propozime, Tirana.

Shqyrtimi i propozimeve të Tiranës nisi dje, ndërkohë mësohet se nga rreth 3600 propozime të ardhura nga anëtarësia në muajin qershor e korrik, vetëm rreth 1000 propozime do të kalojnë në fazën e dytë, ku duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit.

E-MAILI

Gazeta “Panorama” ka mësuar se për qarqet që ka përfunduar faza e parë e seleksionimit, Komisioni i Vlerësimit u ka dërguar kandidatëve një e-mail, ku iu konfirmon se kanë kaluar fazën e parë të procesit dhe duhet t’i nënshtrohen “vetingut” duke plotësuar formularin e vetëdeklarimit me rreth 40 faqe. “E/I nderuar.basha me komisionin

Në vijim të propozimit tuaj, nga anëtarët e PD-së dega …….., me vendim të Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve, ju njoftojmë se jeni kualifikuar në fazën e parë të shqyrtimit të kandidaturave për përfaqësim politik të Partisë Demokratike.

Bashkëlidhur gjeni për plotësim formularin e vetëdeklarimit për kandidim, sipas udhëzimit nr. 60, datë 25.06.2020, të Kryesisë së Partisë ‘Për miratimin e rregullave për realizimin e procedurës së propozimit, konsultimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për përfaqësim politik të Partisë Demokratike, në nivel qendror dhe lokal’”, thuhet në e-mailin e dërguar nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit.

Më tej, ata i kujtojnë çdo kandidati detyrimin që ta plotësojnë formularin brenda 5 ditëve, pasi në të kundërt, mosdorëzimi qoftë elektronikisht, qoftë në versionin fizik i formularit të plotësuar, nënkupton tërheqjen nga gara të kandidatit.

“Sipas udhëzimit, formulari duhet të dorëzohet i plotësuar në rrugë elektronike në adresën [email protected] apo dorazi pranë Sekretariatit Organizativ të Partisë në selinë qendrore, brenda 5 ditëve nga marrja e këtij njoftimi.

Mosdorëzimi në kohë i formularit të vetëdeklarimit nënkupton heqje dorë nga mundësia për të qenë kandidat i mundshëm. Lutemi që plotësimi të bëhet elektronikisht ose me shkrim të qartë dhe të kuptueshëm. Dorëzimi me e-mail konsiderohet nënshkrim nga ana e kandidates/it”, vijon njoftimi me e-mail për kandidatët.

PROCESI

Seleksionimi i kandidaturave është hapi e dytë i procesit që ka nisur Partia Demokratike për të hartuar listën me kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie. Hapi i dytë i procesit ndahet në disa faza. Sot (më 25 gusht), sipas udhëzimit të PD-së, përfundon faza e parë e seleksionimit të propozimeve të kandidatëve, ku nga 3600 propozime pritet të kalojnë në fazën e dytë rreth një mijë emra.

Ata, të cilët janë te lista me 1000 emra, Komisioni iu dërgon formularin e vetëdeklarimit të hartuar më herët nga një komision ekzistues në PD dhe që drejtohet nga Halim Kosova. Brenda 5 ditëve, kandidatët që duan të vazhdojnë procesin, duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit.

Nga ky detyrim përjashtohen ata persona, të cilët 10 vitet e fundit kanë mbajtur detyra si deputetë apo drejtues në drejtori, të cilëve ligji ua ka imponuar plotësimin e formularit të vetëdeklarimit në shtet. Ndërkohë, përfaqësuesit e Komisionit mund të mbledhin informacion edhe nga institucionet shtetërore.

Ndërkohë, pasi kandidatët e seleksionuar në fazën e parë të kenë plotësuar formularin e vetëdeklarimit, Komisioni i përbërë nga Enriketa Papa, Besnik Mustafaj, Bujar Nishani dhe Genc Ruli do të rishqyrtojë sërish kandidaturat dhe më pas do t’ia dërgojnë sërish bazës për të votuar me të drejtë skualifikimi. Pra, anëtarësia nuk do të votojë ata që do që të jenë në listë, por ata që nuk duhet të jenë në listë. Më pas, lista i sillet Kryesisë së PD-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular