BallinaKronikeVajza del në mal, pasi babai i kërkonte seks

Vajza del në mal, pasi babai i kërkonte seks

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, ku një vajzë e re e ka denoncuar në Policinë e Kosovës, babanë e saj, për ngacmim seksual.

Sipas një burimi të Reporteri.net, ngacmimi ka filluar që në vitin 2018, por në dy javët e fundit ai e kishte intensifikuar kërkesat për të kryer marrëdhënie seksuale me të bijën.

Vajza me inicialet A.D ishte detyruar që ta largohet nga shtëpia dhe për katër ditë me radhë kishte qëndruar në një mal në fshatin Vojtesh të Mitrovicës.

“Me datën 24 08 2020 ankuesja femër ka raportuar në polici se nga data 21 08 2020 deri më 24 08 2020 ka dalë nga shtëpia dhe ka qëndruar në mal në fshatin Vojtesh-Mitrovicë dhe më pas ka ardhur dhe raportuar rastin në polici ku i është dhënë ndihma mjekësore”, ka thënë burimet.

Vajza është intervistuar nga hetuesit rajonal në prezencën e mbrojtësit të viktimave dhe ka deklaruar se afër dy vite është duke u ngacmuar në mënyrë verbale nga babai me qëllim të shfrytëzimit seksual.

“Në dy javët e fundit ka pas presion nga babai duke i kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të ku e njëjta ka refuzuar dhe ka raportuar rastin”, ka thënë ai.

Tashmë vazja është në duar të sigurta dhe është strehuar në strehimore.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare dhe rasti është iniciuar si ngacmim.

“I dëyshuari është intervistaur dhe liruar në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular