BallinaKronike11 arrestime në Tiranë nga policia, ja akuzat ndaj tyre

11 arrestime në Tiranë nga policia, ja akuzat ndaj tyre

Policia e Tiranës ka arrestuar në pak orë 11 shtetas, 4 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare thanë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.Sh., 53 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Po ashtu u arrestua dhe shtetasi me inicialet A.Sh., 30 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, e kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa u ndalua dhe
shtetasi me inicialet B.Sh., 36 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Policia sqaron se u arrestua dhe shtetasi A.Dh., 29 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje” si dhe për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” i shtetasit Sh.S., 44 vjeç, pasi në fshatin Ibë e Poshtme, u konstatua se ka qënë duke bërë një pishinë në afërsi të banesës së tij të ndërtuar pa lejen nga organet kompetente. Gjithashtu u referuan materialet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për punonjësit e I.K.M.T-së dhe Policisë Bashkiake, pasi nuk kanë kryer kontrollin e territorit për regjimin Juridik të tokës dhe të ndërtimeve.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” të shtetasit S.S., 50 vjeç, pasi , në fshatin Stërmas, ka bllokuar rrugën me mjetin e tij dhe për shkak të detyrës, ka kundërshtuar e goditur punonjësin e policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.D., 51 vjeç, pasi në rrugën “Sali Butka”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve të tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.M., 38 vjeç, pasi në rrugën “Komuna e Parisit”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B.D., 41 vjeç, me detyrë Inxhinier Zbatues dhe Drejtus Teknik, pasi në rrugën “Mihal Duri” në një pallat në ndërtim është aksidentuar punëtori shtetasi A.K., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, nënkujdesin e mjekëve.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve; H.H., 37 vjeç, pasi në rrugën “Koferenca e Pezës”, duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese, ka aksidentuar, mjetin me drejtues shtetasin E.T., vetëm me deme materiale, dhe si pasojë e humbjes së kontrollit ka dëmtuar portën e banesës së shtetasit B.Q. Po ashtu u arrestua dhe shtetasi me inicialet B.D., 42 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.63 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular