BallinaAktualitetKush mund të udhëtojë drejt Italisë, del njoftimi

Kush mund të udhëtojë drejt Italisë, del njoftimi

Përmes një njoftimi zyrtar, “Air Albania” bën me dijeni se sa u takon fluturimeve nga Shqipëria drejt Italisë, deri në një njoftim të dytë mund të udhëtojnë vetëm një kategori e caktuar.

Bëhet fjalë për shtetasit italianë, shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi, shtetasit e huaj (EU, Schengen, UK, Norvegji, Islandë dhe Zvicra) me pasaportë, shtetasit shqiptarë ose të huaj të pajisur me viza të tipit C dhe D, ose viza për vizita mjekësore dhe shtetasit që udhëtojnë tranzit në Itali, por që duhet të kenë blerë biletën e fluturimit deri në destinacionin final.

Për sa i përket fluturimeve nga Italia drejt Shqipërisë, sipas dekretit të fundit në fuqi të shtetit italian, për shkak të situatës Covid-19, udhëtimet për turizëm nuk lejohen, por vetëm për arsye pune ose për vizita mjekësore.

Për sa i përket karantinës është e detyrueshme, kur të ktheheni në Itali do të duhet të bëni 14 ditë karantinë në banesën tuaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular