BallinaKryesore“Mos u përdridh tradhtar!”, Vasili sulmon Ramën për çështjen e detit: Përgjigju...

“Mos u përdridh tradhtar!”, Vasili sulmon Ramën për çështjen e detit: Përgjigju 11 pyetjeve

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili iu është bashkuar sërish reagimeve në lidhje me deklaratat e shtetit grek se do të zgjerohej rreth 12 milje në detin Jon.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Rama, ndërsa e quan atë tradhtar pa atdhe që po duartrokitet nga Greqia. Teksa ka publikuar faqen e gazetës Kathimerini, Vasili i parashtron Ramës 12 pyetje.

REAGIMI I VASILIT
Rama tradhetari pa atdhe, qe po duatrokitet ne Greqi!
Edi Rama eshte sot nen akuzen e tradhetise se larte nga shqiptare!
Ai po perpelitet shemtueshem, i perdhosur dhe turperisht duke kerkuar qe te justifikoje tradhetine e tij.
Greqia po e duatroket kete se i intereson shihni mediat me te medha greke.(Foto).
Duke u qendruar larg alibive te lodhura te nje tradhetari te kapur me presh ne dore si Rama, qe nuk le te gjalle e te vdekur pa permendur edhe pse nuk kane asnje lidhje, vetem e vetem qe ti ike fajit te tradhetise, le te vijme te tradhetia e tij per detin.
Duke ju referuar vete fjaleve vetedemaskuese te tradhetarit me bajat, qe Shqiperia ka pare, po bejme keto pyetje te thjeshta si vete shkollepaku te cilit i drejtohen.
1. Perse perballe nje ceshtje kombetare te tille si kjo e Kufirit Detar grupi negociator i Shqiperise qenka i paplotesuar dhe vazhdon si i tille?
2. Cili interes i huaj dhe privat ja mban doren tradhetarit, qe e pengon ta plotesoje grupin negociator?

3. Po si mundet tradhetari te justifikoje, qe perballe nje Greqie shume te pergatitur dhe me nivel te larte ekspertesh, Rama vendos nje grup ekspertesh cope cope, te paplotesuar dhe me nje udheheqje politike zero?
4. Ne funksion te cilit interes Qeveria dhe Grupi negociator per dy vjet rresht u ngroh ne diell dhe s’beri asgje, nderkohe, qe pala greke punon e ben gjithshka per te marre detin?
5. Perse tradhetari nuk informon shqiptaret, te cileve informacionet ne cdo rast per Kufirin per detin u vijne nga Greqia.

6. Kush ja mban tradhetarit doren te kerkoje ekspertizen me te mire nderkombetare dhe ta paguaje sic paguan koncesionet e tij hajdute?
7. Si shpjegohet qe Greqia eshte gjithmone shume e kenaqur nga qendrimet e tradhetarit, ne nje kohe qe dihet boterisht se interesat e Shqiperise cenohen?
8. Perse tradhetari nuk ka bere e ben asnje veprim per ti dale perpara logjikes se faktit te kryer te pales greke?
9. Meqenese tradhetari i permend vete, perse nuk informon shqiptaret se cfare bashkepunimi ka pasur, ne se ka pasur, me Presidentin dhe Parlamentin per kete ceshtje kombetare?
10. Cfare komunikimi ka pasur tradhetari me institucionet nderkombetare,ne se ka pasur, per te ngritur shqetesimet per kufirin detar e per te kerkuar mbeshtetetjen e tyre profesionale dhe politike?
11. Perse tradhetari nuk ben publike se cfare marreveshje kishte bere dhe ishte thuajse gati te firmoste me qeverine greke te Tsipras?
Mos u perdridh tradhetar!
Kthe pergjigje per pyetjet!
Retorikat e çatrafiluara te nje pazarxhiu kufijsh te deklaruar nuk i duhen askujt.
Shqiperise detin nuk ja merr dot kush se ka zot, por tradhetari do te paguaje per gjithshka beri dhe ben per te shitur detin e Shqiperise dhe kufijte e Kosoves.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular