BallinaBotaProtesta/Bjellorusia i ndalon raportimin gazetarëve të huaj, arrestohen kameramanët

Protesta/Bjellorusia i ndalon raportimin gazetarëve të huaj, arrestohen kameramanët

Një sërë gazetarësh të huaj nuk do të lejohen më të raportojnë në Bjellorusi pasi akreditimi i tyre u tërhoq në mënyrë të papritur, e disa mund të dëbohen nga vendi. Masa e ashpër vjen përpara protestave të reja masive që priten kundër presidentit Aleksandër Lukashenko.

Akreditimi i është hequr gazetarëve që punojnë për agjencitë e lajmeve Agence France Presse dhe Associated Press, transmetuesin britanik BBC, atë publik gjerman ARD dhe Radion Europa e Lirë.

ARD madje njoftoi se një ekip kameramanësh të tij janë arrestuar gjatë natës, edhe pse kishin akreditimin e duhur. Ata u lanë të lirë por akreditimi iu hoq, ndërsa dy anëtarëve rusë iu kërkua që të largohen menjëherë nga vendi.

Producenti i tyre bjellorus është kërcënuar me veprime ligjore. Nuk është ende e qartë për momentin se sa gazetarë preken saktësisht nga kjo masë, ndonëse shoqata e reporterevë bjellorusë flet për një valë masive tërheqjesh të akreditimit për gazetarët që punojnë për TV, radio, gazeta dhe agjensi lajmesh.

Ditët e fundit, mbi një duzinë reporterësh që mbulonin protestat në Minsk janë ndaluar nga policia për kontroll dokumentesh, e në disa raste, efektivët u kanë fshirë atyre video dhe foto. Lëvizja kundër gazetarëve vjen përpara protestës në shkallë të gjerë që pritet të mbahet në kryeqytet dhe goditja e medias shihet si përpjekje për të parandaluar raportimin mbi tubimin mbarëkombëtar, pjesë e protestave masive që përfshinë vendin pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale.

Presidenti Aleksandër Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, pretendonnjë fitore dërrmuese me 80% të votave, por liderja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya, e cila është larguar drejt Lituanisë fqinjë, thotë se në të vërtetë, ajo e mundi Lukashenkon në zgjedhje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular