BallinaKronikeSherr në një lokal në Elbasan, 7 të plagosur, 1 në gjendje...

Sherr në një lokal në Elbasan, 7 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Një përleshje masive mes disa personave në Elbasan ka bërë që 7 prej tyre të përfundojnë në spital. Ngjarja ndodhi mbrëmë në një lokal në këtë qytet.

BalkanWeb mëson se gjithçka nisi pasi ky grup personash kishte vendosur që të vinin nga fshati për të pirë diçka në Elbasan dhe në pijë e sipër ata kanë nisur të konfliktohen me njëri-tjetrin.

Teksa si fillim ata nisën të debatonin, situata degjeneroi deri në përdorimin e dhunës mes tyre. Përshkallëzimi i sherrit është ndaluar nga policia, e cila bëri të mundur shuarjen e konfliktit. Aktualisht personat e lënduar janë në spitalin e Elbasanit, ku një prej tyre paraqitet më rëndë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular