BallinaKryesoreShkresa zyrtare/La Liga i jep goditjen e rëndë Mesit: Nuk mund të...

Shkresa zyrtare/La Liga i jep goditjen e rëndë Mesit: Nuk mund të largohet nga Barcelona!

Ka ardhur përgjigja zyrtare nga La Liga për sa çështjes “Mesi”. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, organi më i lartë i futbollit në Spanjë, ka sqaruar se çdo klub që do të tentojë të marrë yllin argjentinas duhet të paguajë klauzolën dhe se “pleshti” nuk mund të largohet dot fal.

Nuk flitet për shifër, por në media është thënë herë pas here që ajo kap shifrën e 700 milion eurove. Një shifër stratosferike kjo, që e bën të pamundur largimin e tij nga katalanasit, deri në përfundim të kontratës. La Liga bën me dije se nuk do të lëshojë lejekalimin e Mesit në rast se klubi që e blen nuk do ta paguajë klauzolën e largimit.

“Kontrata është aktualisht në fuqi dhe ka një ‘klauzolë të përfundimit të parakohshëm dhe në mënyrë të njëanshme deri më 26 qershor. Në përmbushje të normative përkatëse, La Liga nuk do të japë lejekalimin për lojtarin, në rast se nuk paguhet klauzola”, – shkruhet në qëndrimin zyrtar.

la-liga

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular