BallinaAktualitetShqiptarët fitojnë “betejën”, Apple merr vendimin e rëndësishëm për hartën e Kosovës

Shqiptarët fitojnë “betejën”, Apple merr vendimin e rëndësishëm për hartën e Kosovës

Shqiptarët kanë fituar “betejën”. Pas peticionit të nënshkruar nga shqiptarët, Apple ka vendosur Kosovën në hartë.

Më parë në hartë kufiri i Kosovës ishte i bashkuar me atë të Serbisë ndërsa tani është qartësisht i ndarë.

Peticioni gjeti shumë mbështetje nga artistë shqiptarë me famë ndërkombëtare që e shpërndanë në rrjetet e tyre sociale.

Mes tyre ishte Dua Lipa dhe Rita Ora, që kërkuan nga Apple që të vendosnin Kosovën në hartë.

Të dyja këngëtaret “u sulmuan” me komente nga serbët, veçanërisht Dua Lipa, e cila i tregoi botës flamurin e Shqipërisë etnike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular