BallinaAktualitetArtan Hoxha "shpërthen bombën": Kush qëndron pas njeriut që mirëmban E-Albania dhe...

Artan Hoxha “shpërthen bombën”: Kush qëndron pas njeriut që mirëmban E-Albania dhe që merr miliarda nga qeveria?

Gazetari i njohur i kronikës së zezë Artan Hoxha, ka bërë një akuzë të roftë ndaj qeverisë rilindase dhe kompanisë që mirmban E-Albanian, e cila kontollon të dhënat e qytetarëve shqiptarë.

Në postimin e tij Hoxha thekson se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit i ka dhënë para dhe tendera një kompanie që është e lidhur me një prej pronarëve të medieve në vend.

Denoncimi i plotë i gazetarit Artan Hoxha:

Ju kujton gje e-Albania?!!

Ai portali qe na detyron qeveria ti drejtohemi per te marre leje te dalim nga shtepia, te marrim leje per te shkuar ne market, ne pune, per te levizur me makine, per te marre çertifikaten e prones, per te marre sherbime mjekesore, per te ardhur nga jashte vendit, apo per tu larguar nga vendi…

Sa here qe i drejtohesh administrates shteterore per te gjetur zgjidhje, te dergojne te e-Albania.

Nuk ka rendesi nese je inxhinier, apo bari ne mal, nese je i biznesmen apo analfabet, nese je adoleshent apo pensionist.

S’ke zgjidhje, drejtohu e-albania se keshtu do hyqymeti…

Edhe pse shqiptaret paguajne taksa dhe mbajne ne pune nje administrate te tere, qeveria na thote: ‘mos na besdisni, shkruani ne e-Albania, dhe prisni llotarine per te marre pergjigje’..

Sikur te mos mjaftonte kjo, por po me parate e shqiptareve qe mbajne qeverine ne kembe, qeveria ka vendosur qe te shperbleje majmerisht, ata qe i vendosin pudren ne fytyre dhe qe e bejne djallin te duket Engjell…

Agush, po te ngushtohet laku!!!!

Perveç nuselales qe po ta rrallon tufen, rrotull kotecit tend, ka filluar te sillet dhe ujku.

Ti e di mire, se ujku nuk ha as zogj, as pula madje as gjela. Ai kerkon te hajë te zotin e kotecit…

Sado ti fshehesh gjurmet dhe te besh sikur kerkosh ‘drejtesi’, je i zhytur aq keq ne gjirizin e korrupsionit me grabitqaret e pushtetit, sa kudo qe shkel, le gjurme te zeza llumi…

Ke mesuar te shkelesh si dhelper dhe te kafshosh si ujk.

Por jane fryre aq shume faturat qe te shperblen hyqymeti, sa nuk ka kontrate mirebesimi qe i fsheh.

Tashme kane kaluar ne miliarda leke, shperblimet nga taksa te shqiptareve, qe treten ne llogarite e fshehta….

Te jane bere shume, pak nga pak je bere edhe ti njelloj oligarku. Nuk ke ku ti fshehesh, llogarite e majmura nga taksat e qytetareve me te varfer ne Europe…

Pse eshte mbajtur gjithmone e fshehte kush fshihet pas e-Albania?

Kush e miremban?

Kush perfiton dhe kush faturohet per ‘qeverine virtuale’ te Shqiperise…

Kush fshihet pas kompanisë që mori një ‘thes’ me para me tenderë fiktivë nga xhepat e shqiptarëve?!!

Vjedhja e radhës së taksave të shqiptarëve të firmosur nga AKSHI për Image & Communications Development.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit vetëm gjatë muajit korrik dhe gusht, i ka dhënë 2.5 miliard lekë tendera fiktivë, pa konkurrencë dhe afër fondit limit kësaj kompanie.

Kjo kompani që rezulton të jetë në pronësi të Igli Gjelishtit, ka përfituar në të njëjtën mënyrë plot 7.5 miliardë lekë në 2 vjet.

10 milion lekë çdo ditë ka përfituar Igli GJelishti nga paratë e shqiptarëve ndërkohë që ekonomia është zhytur ne krizë.

Image & communications Development edhe pse e krijuar në vitin 2010 nuk ka deklaruar fare të ardhura dhe as ka depozituar bilance deri në vitin 2014.

Kompania e Igli Gjelishtit ka filluar të deklarojë fitime vetëm në vitin 2015, vit kur ka filluar rritja e saj galoponte duke shërbyer si kompani fasade për të përfituar fondet publike.

Si ka mundësi që kjo kompani për portalin opendata.gov.al që në fakt pasqyron vetëm te dhëna statistikore të institucioneve, është paguar 739 milion leke në vitin 2018?

Si ka mundësi që ndërkohë që kjo kompani ka përfituar mbi 2.3 miliardë leke ne vitin 2018 për sistemin e gjobave elektronike për Policinë e Shtetit, policët e trafikut vazhdojnë të mbajnë blloqe letre në dorë?

Si ka mundësi që kostoja për regjistrin elektronik për formularët e vizitave të Mjekut të Familjes është shumëfishuar në krahasim me kërkesat e vetë institucionit duke i paguar kompanisë plot 1.8 miliard lekë?

Si ka mundësi që sistemi për shkëmbimin e informacionit financiar te tatimeve do ti kushtojë Shqiptarëve 899 milion lekë?

Ç’farë lidhje ka kompania me shërbimet publike të publikuara e E-albania për të përfituar mirëmbajtjen e tyre për 430 milion leke?

Kush ishte ai që e mundësoi rritjen galoponte të përfitimeve të Image and Communication Development?

Kush fshihet pas Igli Gjelishtit?

Kjo pyetje duhet të marrë përgjigje sot, një orë e më parë.

Drejtësia duhet të hetojë abuzuesit dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që janë përfshirë këto abuzime me paratë e shqiptarëve.

Ata që vjedhin me tendera fiktivë paratë e shqiptarëve duhet të përballen me drejtësinë dhe të marrin ndëshkimin e duhur ligjor…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular