Një sherr i nisur një ditë më parë ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Ngjarja ndodhur mbrëmjen e sotme në Zonën e Zall Herrit në Tiranë, ku shtetasi Klodian Beshiri, me detyrë komando ka plagosur me pistoletë shtetasin Rexhep Qefali, 26 vjeçar, ndërsa ka goditur me qytën e armë shtetasin Redin Myrto, 26 vjeç.
Dy të rinjtë të plagosur ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i ngjarjes ka qenë një sherr midis komandos 34 vjeçar dhe vëllait të njërit prej të plagosurve, Daniel Myrto, një ditë më parë një lokali në zonë.
Njoftimi i Policisë:
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallezimin e konfliktit mes tre shtetasve.
Vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë të 26-vjeçarit dhe plagosjes me qytë të pistoletës të 23-vjeçarit.
Para një ore në Zall-Herr, pranë nje lokali, në rrugë, shtetasi K.B., 34 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në kofshë, shtetasin R. Q., 26 vjeç dhe ka goditur me qytë pistolete në kokë shtetasin R. M., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme per jeten.
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.5 në Kamëz.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua arma e zjarrit me të cilën autori kryeu plagosjet.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.