BallinaKryesoreKufiri detar/Meta i kërkon “llogari” Ramës: Na informo mbi bisedën me Mitsotakis....

Kufiri detar/Meta i kërkon “llogari” Ramës: Na informo mbi bisedën me Mitsotakis. Tre gjërat që i kërkon

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar informacion zyrtar kryeministrit Edi Ramë, lidhur me çështjen e kufirit detar, pas deklaratave të Greqisë se do të zgjerohet me 12 milje në detin shqiptar

Presidenti kërkon informacion mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare mbi këtë çështje, që ka ngjallur mjaft debat.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit kërkon të dijë edhe çfarë ka diskutuar kryeministri Rama me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.

LETRA E PRESIDENTIN META

Pak ditë më parë në parlamentin grek, gjatë seancës së ratifikimit të marrëveshjeve detare mes Greqisë me Italinë dhe Egjiptin, media ka raportuar për një deklaratë të kryeministrit të Greqisë z. Mitsotakis, sipas së cilës ai ju ka komunikuar qëndrimin e qeverisë greke lidhur me vendimin për zgjerimin e ujërave territoriale të Greqisë me 12 milje detare.
Duke patur në konsideratë rëndësinë e jashtëzakonshme kombëtare, shtetërore, gjeostrategjike, ekonomike dhe jo vetëm, që ka kjo çështje për republikën e Shqipërisë, si dhe ndjeshmërinë e lartë të opinionit publik, kërkoj një informacion të detajuar mbi:
– komunikimin që keni zhvilluar me kryeministrin e Greqisë dhe/ose me zyrtarë të lartë të Greqisë mbi këtë çështje
– qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare ndaj një vendimi të tillë dhe pasojave, përfshirë dhe ato ndërkombëtare
– veprimet që planifikohen të ndërrmeren nga qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti të tillë të njëanshëm të Greqisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular