BallinaOP EDMarrëveshja me Greqinë/ A është katragjyshi i Ramës, garanci për kufirin detar?

Marrëveshja me Greqinë/ A është katragjyshi i Ramës, garanci për kufirin detar?

Në stilin e tij tashmë të njohur Edi Rama i është përgjigjur kritikave lidhur me marëveshjen e detit me Greqinë. Ai e ka bazuar “argumentimin” në një dokument, që më shumë i ngjan replikës së një fjetonisti sesa seriozitetit të një shtetari, në tre pika kryesore.

Së pari duke tallur opozitarët e tij.

Së dyti duke vënë dorën në zjarr se nuk ka asnjë marëveshje dhe se ai nuk ka folur kurrë me Micotakis për këtë temë.

Së treti se marëveshja nuk mund të jetë e fshehtë, pasi atë duhet ta nënshkruajë presidenti dhe ta ratifikojë paralamenti.

Së katërti se ai është stërnip i një miku të ngushtë të Abdyl Frashërit (paragrafi poshte), prandaj nuk mund ta tradhëtojë atdheun që drejton.


Në të gjithë këtë shkrim të gjatë, ku shpesh më shumë rëndësi i jepet gjetjes së epiteteve dhe krahasimeve për avujt e rakisë, tiganin e ndryshkrur të opozitës, sardeleve pa tru që bien në grepin e Lulit, evokohet historia e familjes Rama e bëhet gallatë me kritikët, por nuk i jepet përgjigje disa pikave themelore të këtij debati.

A përbën problem për Shqipërinë vendimi sovran grek për të rritur ujrat e saj teritorialë nga 6 në 12 milje? A është rastësi që menjherë pas këtij vendimi u shfaq në mediat greke harta që ‘kafshojnë” detin tonë dhe u lavdërua qeveria e Tiranës për mungesë kundërshtie? A është thjeshtë rastësi që Athina vendosi ta hedhë këtë hap, pikërisht kur procesi negociator me Shqipërinë është pezull, duke ndryshuar rregullat e lojës në mes të saj? Vërtet qeveria shqiptare thotë se aktualisht nuk ka as bisedime as marëveshje konkrete, po a është kjo një siguri e mjaftueshme, sepse marrëveshje grekët nuk kanë as me Turqinë, por Ankaraja është tejet e shqetësuar për mënyrën si po vepron fqinji i saj problematik?

Pra, ajo pjesë serioze e publikut që do vërtet të kuptojë dhe që nuk e sheh politikën thjeshtë si një shfaqe me batuta “Portokallie”, nuk mer asnjë përgjigje për këto dilema. Ajo mund të shijojë figurat dhe sarkazmën e një njeriu të stërvitur në punishten e Nolit dhe Konicës, por nuk garantohet nga lideri që është votuar edhe për të ruajtur sovranitetin e vendit.

Në shkrimin poshtë të Edi Ramës, kushdo që e urren opozitën mund të gajaset me batutat për Lulin, Monikën, Petrit Vasilin, por nuk do marrë asnjë informacion se ç’do të ndodhë në negociatat me Greqinë. ©Lapsi.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular