BallinaKryesore“Mos prisni befasi nga takimi i 4 shtatorit, ja si Serbia mund...

“Mos prisni befasi nga takimi i 4 shtatorit, ja si Serbia mund të pranojë se e humbi Kosovën”

David Phillips, drejtor i Institutit për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbisë, ka thënë se nuk priten surpriza nga takimi i 4 shtatorit në Uashington me Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se do të duhet kohë dhe presion më i rreptë që Serbia të pranojë se e humbi Kosovën si rezultat i krimeve të Sllobodan Millosheviçit, përcjell Bota sot.

Megjithatë, sipas tij, tani është një moment i mirë për dialogun mbi marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Javën e kaluar ministri i ri i jashtëm i Kosovës ishte në Shtetet e Bashkuara. Javën tjetër, do të ketë një takim të liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Një përpjekje për të rifilluar një proces të ndërprerë të negociatave të udhëhequr nga SHBA. Duket si një moment i mirë për të hedhur një vështrim mbi marrëdhëniet midis dy vendeve. Dialogu është gjithmonë më i preferueshëm se konflikti. Por, mos prisni befasi në takimin e 4 Shtatorit. Diplomacia është një proces, jo një ngjarje. Do të duhet kohë dhe presion më i rreptë që Serbia të pranojë se e humbi Kosovën si rezultat i krimeve të Millosheviçit”, ka deklaruar Phillips në një intervistë për Ilirianews.

Eksperti amerikan ka thënë se megjithë përpjekjet e Serbisë, pavarësia e Kosovës nuk mund të kthehet kurrë.

The White House

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular