BallinaBotaTradhti franceze brenda NATO-s? Oficeri shet informacione 'top-secret' për rusët

Tradhti franceze brenda NATO-s? Oficeri shet informacione ‘top-secret’ për rusët

Ministrja franceze e Mbrojtjes Florence Parly tha se një oficer i lartë ushtarak francez ishte nën hetim për një “shkelje serioze të sigurisë”.

Radio Evropa 1 raporton se oficeri, i cili ishte vendosur në një bazë të NATO-s në Itali, dyshohet për spiunazh, pasi ka të dhëna se u transmetoi informacione “jashtëzakonisht të ndjeshme” shërbimeve sekrete ruse.

Ministrja i tha kësaj radioje se procedurat ligjore ishin nisur dhe se ushtria franceze kishte marrë të gjitha “masat e nevojshme të mbrojtjes” pas incidentit.

Asnjë identitet nuk u zbulua

Ministria franceze e Mbrojtjes nuk zbuloi identitetin e oficerit dhe nuk ka komente as nga NATO as nga zyra e prokurorit të shtetit në Paris, e cila po udhëheq çështjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular