BallinaKryesoreDivorci i shekullit? 10 arsyet ligjore dhe sportive pse Mesi po braktis...

Divorci i shekullit? 10 arsyet ligjore dhe sportive pse Mesi po braktis Barcelonën

Në shumë ndeshje këtë sezon, Lionel Mesi u është drejtuar dhomave të zhveshjes me kokën poshtë. Jo vetëm për humbjet, por edhe duke analizuar gjithmonë atë se çfarë po ndodh me karrierën e tij. Ka bluar në mendjen e tij idenë për t’u larguar nga Barcelona. Pak nga pak argumentet po bëheshin më të forta dhe ai arriti në pikën që duhet të largohej nga “Camp Nou” për të nisur një tjetër aventurë. Për këtë arsye nuk u paraqit në testet mjekësore që do të bënte skuadra ditën e diel dhe në stërvitjen e djeshme.
mESI
E ka të qartë vendimin për t’u larguar. Arsyet kryesore që e çuan drejt largimit nga katalanasit ishin sportive dhe ligjore. Një lojtar kërkon që të fitojë tituj, të jetë pjesë e një projekti ambicioz, por te Barcelona situata nuk ishte e tillë. Ka pasur shumë konflikte mes personazheve, atyre në fushë dhe atyre në zyra. Drejtuesit kanë bërë shumë gabime, por edhe skuadra gjithashtu. Të gjitha këto e lodhën Leo Mesin dhe ai vendosi të largohej. Ia ka komunikuar diçka të tillë skuadrës katalanase përmes një burofaksi më 25 gusht. Është i bindur që nuk ka klauzolë 700 milionë euro në vitin e fundit të kontratës.

ARSYET LIGJORE
1. Leo Mesi ka të drejtë se sezoni aktual përfundon më 31 gusht sepse ky sezon ka qenë i ndryshëm nga të tjerët për shkak të shtyrjes nga Koronavirusi. Data 10 qershor nuk ka qenë e vlefshme.

2. Nuk ekziston klauzola 700 milionë euro për largimin e tij nga Barcelona. Nëse Leo vendos të ikë në sezonin 2020- 2021, nuk ka klauzolë dhe duhet që të negociojë me katalanasit vlerën e kartonit të tij.
bARTOMEU5
3. Bartomeu ka thënë gjithmonë nëpër intervista se Mesi mund të largohet nëse do. I pyetur gjatë kohëve të fundit, gjithashtu nuk ka thënë kurrë se Mesi ka kontratë, por se Mesi gjithmonë ka shprehur dëshirën për të qëndruar deri në fundin e karrierës te Barcelona.

Arsyet sportive

1. Projekti i Barcelonës nuk është ambicioz. Prej vitesh lojtari kërkon një ekip fitues, por duket se plani i së ardhmes nuk e bind aspak argjentinasin. Kërkon objektiva për t’u motivuar.
Valverde5
2. Largimi i Ernesto Valverdes nuk u prit aspak mirë nga Leo Mesi. Mendon se as nuk ishte momenti i duhur për ta shkarkuar dhe forma gjithashtu nuk ishte korrekte.

3. Ka pasur gjithmonë përplasje në këtë sezon mes tij dhe drejtuesve të klubit. Skandali i rrjeteve sociale, ulja e pagave prej pandemisë, etj.
Messi Abidal
4. Mesi dhe drejtuesit nuk kanë pasur sintoni me njëri-tjetrin dhe kjo gjë ka sjellë gjithmonë konflikte. Njëri prej tyre ka qenë me Erik Abidalin. Sekretari teknik sulmoi disa futbollistë për largimin e Valverdes dhe Leos nuk i pëlqeu kjo gjë.

5. Ndihet i pavlerësuar dhe mendon se zëri i tij nuk dëgjohet nga drejtuesit.

6. Mendon se ka ardhur fundi i një cikli me Barcelonën, ashtu siç mendoi edhe Pike. Mesi mendon se aventura e tij në Katalonjë ka përfunduar dhe kërkon t’u lërë hapësirë gjeneratave të reja.

7. Ai dhe familja e tij ishin objektiva të sulmeve të njëpasnjëshme të rrjeteve sociale, të cilat financoheshin nga presidenti Bartomeu. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular