BallinaAktualitetViti i ri arsimor/Ja në sa shkolla do të bëhet mësimi me...

Viti i ri arsimor/Ja në sa shkolla do të bëhet mësimi me 2 turne dhe në sa me 3 turne

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor,nsfidat do të jenë edhe më të mëdha në këtë kohë pandemie.

Në 472 shkolla mësimi do të jetë me 2 turne, 1997 shkolla do jenë me 1 turn, kurse 183 shkolla me 3 nën turne.

Shifrat i bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë një takimi online me drejtuesit e Drejtorive Rajonale dhe Zyrave Arsimore Vendore.

Rama tha se, mbajtja shkollave të mbyllur, nuk ka qenë një opsion nga ana e qeverisë. Ai shtoi se se është e pritshme që numri i të infektuarve do të rritjet, nisur nga eksperienca e vendeve të tjera, por e gjitha varet nga mënyra se si do të respektohen masat.

“Numrat vetëvetiu do të rriten, këtë e dimë nga praktikat ndërkombëtare dhe analiza e arsyeshme e faktorëve që nxisin rritjen e numrave, një hapje e madhe brenda gjithë hapësirë tani më të hapur të Shqipërisë, që do të shtojnë numrat, por ka rritje e rritje dhe mbi të gjitha ka rritje që vjen si rezultat i mungesës së bërjes së të gjitha yzmeteve të nevojshme që është një rritje katastrofike, ka dhe një rritje objektive që vjen si rezultat i një përballje të përditshme me këtë armik të padukshëm. Ne duam të dytën, shkollën nuk e rrethojmë dot me mure të atilla që të mos lejojë hyrjen e virusit, por nga mënyra se si do të bëhet puna, do të varet shumë pjesa tjetër, rezultati dhe rezultati nuk është një notë, por është shëndeti i fëmijëve. Mbajtja mbyllur e shkollave nuk ishte opsion dhe këtë na e thotë eksperienca e të gjitha vendeve”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular