BallinaAktualitet3 futbollistë me ‘koronavirus’, reagon FSHF-ja: Ja si qëndron e vërteta...

3 futbollistë me ‘koronavirus’, reagon FSHF-ja: Ja si qëndron e vërteta…

FSHF-ja reagoi së fundmi në lidhje me zhvillimet brenda kampit kuqezi. Në një komunikatë të fundit bëhet me dije se ekipi ka rezultuar negativ në testet e fundit, duke përgënjeshtruar lajmin paraprak se Ardian Ismajli është infektuar me koronavirus dhe se Ylber Ramadani është izoluar.

Në vazhdim të njoftimit, FSHF-ja shton se 3 lojtarët Ismajli, Ramadani dhe Hysen Memolla nuk do t’i bashkohen ekipit kombëtar për ndeshjen në Bjellorusi për shkak se janë dëmtuar.

Njoftimi FSHF-së:

Kombëtarja shqiptare ka zhviluar sot paradite seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Bjellorusi.
Skuadra dhe i gjithe delegacioni kanë marrë po sot edhe përgjigjet e tamponëve të kryer një ditë më parë dhe të gjithë kane rezultuar negativë.
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se nuk do të udhëtojnë me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli.
Memolla e Ismajli kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk munden të rikuperohen. Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Të tre këta lojtarë do të qëndrojnë në Shqipëri e do vazhdojne terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar në mënyrë që të mund te rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular