BallinaKronikeTjetër lajm tronditës: Pacienti me koronavirus hidhet nga kati i katërt i...

Tjetër lajm tronditës: Pacienti me koronavirus hidhet nga kati i katërt i Sanatoriumit

Një 65-vjeçar është vetëhedhur nga kati i katërt i Sanatoriumit këtë mbrëmje duke humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçari ishte i infektuar me Covid-19.

Ai kishte dy ditë i shtruar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore, por jo i intubuar.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Kujtojmë se pak ditë më parë, një i ri, 29 vjeç, është hedhur nga kati i tretë i spitalit Shefqet Ndroqi, po ashtu pozitiv me koronavirus.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular