BallinaAktualitet'Izolimi nga familja, në dhomë me të vdekurin....Faktorët që po nxisin vetvrasjet...

‘Izolimi nga familja, në dhomë me të vdekurin….Faktorët që po nxisin vetvrasjet e pacientëve me COVID’

Shoqata e Infermierëve ka reaguar menjëhërë pas vetvrasjes së dytë që ndodhi ndër pacientët e sëmurë me COVID-19 dhe në të dy rastet, të shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Shoqata ka depërtuar kështu në thellësi të një situate, për të cilën kanë dijeni vetëm punonjësit e shëndetësisë dhe që mbahet fshehur me rreptësi, deri ën bllokimin e celulërave të pacientëve.

Pse po vetvriten pacientët me COVID-19?!

Shënohet rasti i dytë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Sanatorium ku pacienti hidhet nga kati i katërt i spitalit duke gjetur vdekjen.

Jemi i vetmi vend ku kemi mungesë stafi mjeksor për shërbimin e pacientëve. Me kapacitetin e stafit mjekësor, ku pothuajse gjysma është vet i prekur me COVID-19, nuk mund të ketë një shërbim cilësor ndaj pacientëve.

Mungesa e shërbimit të punonjësit social, psikologut etj. sjell këtë gjendje tek pacientët, kur dihet që shumica e pacientëve pësojnë dëmtime serioze si nga ana emocionale dhe psikologjike, përpos sëmundjes që kanë. Asnjë shërbim psikologu nuk është ofruar në asnjë spital dhe ndaj asnjë pacienti me COVID. Jo vetëm kaq, por dhe mungesa e mjekëve të tjerë specialistë si kardiologu, endokrinologu etj. për pacientët me sëmundje shoqëruese është një faktor tjetër që ndikon.

Izolimi total ndaj familjarëve duke mos i lejuar asnjë formë kontakti me ta krijon stres psikologjik të këta pacient (shpesh as kontaktet ne telefon nuk lejohen)

Përdorimi pa kriter i disa mjekimeve ose krijon hemoragji tek pacientët ose krijon tromboemboli tek ata.

Kur një pacient ndërron jetë mbahet në të njëjtën dhomë me pacient tjetër, deri në momentin që merret nga mjekësia ligjore dhe në këtë situatë një pacient me COVID-19 pëson shok psikologjik duke pasur në dhomë pacient që ka humbur jetën.

Këto dhe shumë faktorë të tjerë janë faktorë që po ndikojnë në anën psikologjike tek të sëmurët me COVID-19.

Edhe sa kohë duhet të heshtet nga institucionet dhe personat përgjegjës?!

Edhe sa jetë duhet të humben që të reagojnë institucionet që t’u vihen në shërbim punonjësit e duhur, pacientëve në spitale sepse është dhe një numër i madh që trajtohen në shtëpi që jo vetëm shërbimi i psikologut iu mungon por dhe çdo shërbim tjetër i nevojshëm.

E vetmja gjë që na mbetet është të lutemi për këta të sëmurë…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular